Ilaçet e përditshme dobësojnë kujtesën

0
161

Këtë vit Shoqëria Amerikane e Gjeriatrisë ka publikuar rekomandimin për personat e moshuar që të shmangin të gjitha tabletat për gjumë që përmbajnë gjeneratat e para të antidepresivëve antihistaminikë dhe treciklikë. Truri i njerëzve më të moshuar mund të ketë probleme me kujtesën jo për shkak të moshës, por për shkak të ndikimit të ilaçeve kundër pagjumësisë, alergjive, kruajtjes ose ankthit, thuhet në hulumtimin e Institutit për gjeriatri në Universitetin Montreal. Madje 90 për qind e personave më të moshuar se 65 vjeç marrin të paktën një ilaç të tillë me recetë, ndërsa 18 për qind e tyre ankohen për problemet me kujtesën. Tek ata është vërtetuar dëmtimi i lehtë kognitiv, ndërsa hulumtimi provon t’i lidhë këto dy fakte. Në hulumtimin e kohës së fundit, të cilin e ka kryer ekipi i njëjtë, është hulumtuar se cilat ilaçe kanë ndikim më të fortë në funksionet trunore të kujtesës dhe të koncentrimit. Duke analizuar rezultatet e 162 eksperimenteve të ndryshme në ilaçet të cilat mund të lidhen me receptorët e ndryshëm në tru, kanë ardhur deri te përfundimi që ekzistojnë disa ilaçe që mund të shkaktojnë dëmtimet e këtyre funksioneve. Për shembull, 68 testimet provuese të benzodiazepanit, i cili përdoret për shërimin e pagjumësisë dhe ankthit kanë treguar dëmtim të vazhdueshëm të koncentrimit dhe kujtesës, me lidhje të qartë me reaksionet në doza të caktuara të ilaçit. Testimet e antidepresivëve antihistaminikë dhe trikciklikë kanë treguar dëmtime në përpunimin e informatave dhe kujtesës, ashtu që gjatë pranverës së këtij viti Shoqëria amerikane e gjeriatrisë ka publikuar rekomandim për personat e moshuar që të shmangin të gjitha tabletat për gjumë, të cilat përmbajnë gjeneratat e para të ilaçeve të sipërpërmendura. Problemi është që këto ilaçe me bujari të madhe u përshkruhen pacientëve me kërkesën e tyre, pa testime dhe hulumtimet që duhen të kryhen para marrjes së ilaçit, dhe kështu personat e moshuar kanë vështirësi me funksionet e caktuara të trurit të cilat i atribuohen moshës dhe jo ndikimit të ilaçeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency