Basha-Mogherinit: Si i thonë broçkullave në anglisht ?!

0
220

Pas deklaratave të Shefes së Shërbimit të Jashtëm në BE, Frederica Mogherini, mbi rëndësinë e vetting-ut si një kusht i Bashkimit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë, ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Basha ka folur sot nga çadra e protestës dhe ka thënë se këto deklarata janë broçkulla.

Zgjedhjet të lira dhe të ndershme dhe drejtësi e pahapur shkojnë bashkë. Kush ju thotë se mund të ketë drejtësi të pastër ndërkohë që kriminelët vazhdojnë të jenë në parlament, bashki dhe kërcënojnë zgjedhjet me drogën dhe krimin e tyre ju mashtron. Por, ju e dini këtë. Ju e dini fare mirë. Erdhën këtu personalitetet evropiane dhe i treguan shqiptarëve se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa luftë kundër krimit, pa luftë kundër drogës, pa luftë kundër korrupsionit dhe pa drejtësi të pahapur, dyert e Europës nuk mund të hapen për Shqipërinë. E gjithë bota e dëgjoi këtë mesazh, tani po na thonë bëni vettingun se do hapim negociatat”, tha Basha, duke i drejtuar mesazhin protestuesve: “Në shqip i thonë broçkulla, e dini si i thonë në anglisht. Kush di anglisht këtu?”

Pas kësaj protestuesit i kanë kthyer përgjigje Bashës, duke i thënë fjalën në anglisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here