Procesi i krijimit të njeriut mbi shpirtra jashtokësorë

0
301

Të gjitha qëniet fizike janë pjesë e Forcës së Zotit.

Thjesht ekzistojnë shkallë të ndryshme vetëdijeje të kësaj lidhjeje. Në fillim ishte vetëm Krijuesi Primar.

Krijuesi Primar ishte gjithnjë i ditur, gjithmonë në rritje, në ndryshim, duke menduar, duke bërë pyetje dhe duke u zgjeruar në ekzistencën e vet. Në një moment të caktuar, Krijuesi Primar filloi të mendonte së tepërmi mbi një çështje. Krijuesi Primar ka ekzistuar gjithnjë. Nuk ka asnjë kujtim pikënisjeje dhe asnjë fund të ekzistencës së Krijuesit Primar.

Pyetjet ndikojnë në rritje dhe ndryshim, e Krijuesi Primar filloi të vinte në pyetje ekzistencën dhe fillesën e tij. Kjo çoi në një vendim për t’u zgjeruar më tej për të nxitur rritjen dhe potencialin e të mësuarit. Për ta kryer në mënyrën më të mirë të mundshme këtë, Krijuesi Primar vendosi të ndahet në shumë pjesë. Çdo pjesë do të mbetej e lidhur me Krijuesin Primar. Secila do të kishte komunikim të plotë me Krijuesin Fillestar. Në të njëjtën kohë, çdo pjesë e re do të kishte liri të plotë për t’u zhvilluar dhe eksploruar çfarëdo rruge të ishte tërheqëse për të.

Kjo gjë do të lejonte Krijuesin Primar të zgjerohej dhe të mësonte në një kohë më të vrullshme, sepse çdo pjesë do të ishte e ndarë por një e tërë e vetme. Përvoja dhe njohuria e fituar nga çdo pjesë do të kthehej me kohë përsëri te Krijuesi Primar, kur ajo pjesë do të kishte përmbushur të gjitha ato që dëshironte të mësonte dhe të përjetonte.

Secila pjesë do të quhej një shpirt. Meqë secila ishte pjesë e Forcës së Zotit, do të ketë aftësinë dhe fuqinë për të krijuar, për aq kohë sa është mbajtur në lidhje me Forcën e Zotit.

 

Krijuesi Primar

Krijuesi Primar filloi ndarjen e pjesëve të vetes së tij me dashuri e gëzim. Kishte pritje të mëdha dhe ngazëllim në morinë e njohurisë dhe eksperiencave të mundshme. Pjesë të reja po formoheshin nga të gjitha anët e Krijuesit Primar, ashtu siç kishte mjaft varietete dhe pyetje të tipeve të energjisë brenda Krijuesit Primar. Të parat që u krijuan ishin grupet e energjive ose porcionet e mëdha të energjisë të quajtur mbi shpirtra. Kishte shumë mbishpirtra. Secili nga ata do të zhvillohej teorikisht në një numër shpirtrash individualë ose shpirtra të cilët ishin të ngjashëm në energji , interesa dhe qënësi. Pjesët apo shpirtrat individualë që ishin krijuar nga një energji e përafërt midis tyre ishin sigurisht të ngjashëm edhe me mbishpirtin.

Grupet e mbi shpirtrave prireshin të ishin të formuara nga shpirtra individualë të ngjashëm në atë që dëshironin të mësonin. Në fillim mbi shpirtrat thjesht ekzistonin. Ata mësuan se ishin të aftë të mendonin individualisht, të komunikonin me Krijuesin Primar dhe me njëri-tjetrin brenda mbishpirtit ose me mbishpirtra të tjerë. Ata filluan të kuptonin se ishin të aftë të zhvendoseshin dhe të ndryshonin.

Ata kuptuan se mund të krijonin forma mendimi dhe të eksperimentojnë me to e kjo ishte një metodë mësimi. Krijuesi Primar vendosi të krijonte jetën fizike dhe format fizike për të lejuar nivele të reja përjetimi dhe rritjeje për të gjitha pjesët e energjisë së Forcës së Zotit. U vendos se 12 universe do të krijoheshin. Këto do të krijoheshin me qëllim që mbishpirtrat të shkonin në to për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të fituar shume eksperienca.

Çdo univers do të kishte një theksim të veçantë për të krijuar një lloj të caktuar diturie. Mbishpirtrat do të shkonin tek universi që u përshtatej më shumë dhe aty do të mund të punonin së bashku për të krijuar çfarëdo forme fizike që u shkonte për shtat. Ata mund të mësonin dhe përjetonin çdo gjë që donin. Secili univers do të ekzistonte për aq kohë sa çdo mbishpirt ose shpirt individual do të mësonte dhe përjetonte gjithçka që dëshironte të mësonte në atë univers. Kur e gjithë njohuria të përjetohej dhe përmbushej nga të gjithë në atë univers, ajo do t’i rikthehej Krijuesit Primar. Krijuesi Primar atëherë do të zotëronte gjithë njohurinë e përmbajtur në atë univers. Dymbëdhjete universet ishin krijuar nga Krijuesi Primar.

Në këtë pikë të kohës ku ti po jeton aktualisht, një univers ka përfunduar dhe është kthyer te Krijuesi Primar. Ky mund të konsiderohet universi i parë, meqë krijimi i parë ishte edhe universi i parë i përmbushur. Universi në të cilin ne do të fokusohemi tani është universi ku edhe ti bën pjesë, që do të quhet universi i katërt. Ky është një univers me vullnet të lirë.

Kjo tregon se çdo gjë është e mundshme. Në një univers të vullnetit të lirë nuk ka gjykim, as të mirë, as të keqe… gjithçka është përvojë dhe mësim. Nuk kishte rregulla ose ndalime të vendosura në univers nga Krijuesi Primar.

Nuk do të kishte asnjë kontroll apo gjykim të zgjedhjeve apo vendimeve të ndërmarra nga ata në fushat e dëshiruara të zhvillimit dhe përjetimit. Ndërsa mbishpirtrat ishin tërhequr ndaj universeve që kishin më tepër interes, mjaft mbishpirtra e gjeten veten të tërhequr nga të njëjtat fusha në të njëjtin univers. Ata vendosën të punonin bashkë dhe të mësonin për të krijuar së bashku. Kjo ishte mënyra sesi shumë planete dhe sisteme yjore u formuan në universin tënd. Me ndihmën e Krijuesit Primar dhe bekimit të tij mjaft planete u krijuan. Në këto planete u krijuan më pas forma të ndryshme jete.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency