Paloka: Rama kërkon 1 milion vota për Vettingun, por ne tek ‘çadra e lirisë’..

0
201

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar nismën e qeverisë ‘Rama’ sa i takon mbledhjes së 1 milion votave për Vettingun. Nga protesta e opozitës, e cila ka hyrë në ditën e 13-të të saj, Paloka deklaroi se tek ‘çadra e lirisë’ kanë hedhur firmën mbi 1 milion shqiptarë të thjesht. Nga ana tjetër demokrati Paloka u shpreh se opozita do drejtësi të pavarur që jep drejtësi.

“U bënë kaq ditë qe ne protestojmë dhe jemi më të vendosur për të arritur fitoren. E dëgjuat dje kryebanditin që pasi i shpëtoi vezëve në Shkodër, mblodhi ata që i quajti student, por ishin pjesë e administratës së korruptuar. Dhe çfarë ju tha? U tha se shqiptarët duan venttingun dhe nuk kanë nevojë për zgjedhjet e lira. E keni parë se si nxjerr çdo ditë nga një lolo, nga një hajdut të tijin, nga Veliaj, tek Balla e Tahiri që dalin rrugëve për palaçollëkun e radhës. Po bëjnë sikur po firmosin një peticion. Të dalin një tufë shërbëtorësh të Ramës, përpara kamerave bëjnë sikur firmosin. Ka thënë se do mbledh 1 milion firma. Firmat e kujt? Kjo çadër i ka bërë ato firma, pasi mbi 1 milion shqiptarë kanë ardhur në këtë çadër. Njerëz të thjesht, intelektualë, artist, kanë ardhur dhe kanë vënë firmë në këtë çadër, jo me letra higjienike që ka vënë Veliaj e Rama, por me zemër. Ne duam një drejtësi të pavarur që të japë drejtësi. Ne jemi të bindur që Shqipëria ka nevojë për një drejtësi të pavarur.”, tha Paloka. Po ashtu, Paloka rrëfehu se sot duhet të ishte në gjykatë, pasi kishte gjyq me Saimir Tahirin.

“Unë sot pak minutash duhet të isha në Gjykatën e Lartë, pasi kam një gjyq me Saimir Tahirin. Ai më ka hedhur në gjyq pasi e kemi denoncuar unë dhe kolegët e  mi, siç e keni denoncuar ju se është i lidhur me krimin. Ai dhe shefi i tij. (Brohorasin protestuesit ‘Rama ik’). Një prej këtyre gjykatave na dënoi mua dhe Rinasin me një nen që nuk është më. Ne kemi denoncuar lidhjen e krimit të Ramës dhe Tahirin. Ata janë kokë e këmbë jo të lidhur me krimin, por vetë krimi në pushtet. Megjithatë gjykata na dënoi ne. Ndaj po ju tregoj se çfarë vettingun do ai zotëria. Ai do drejtësi që të dënojë opozitën.”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here