Blushi: Jo 50 mln euro për fushatë! 3 mln lekë për kandidat janë mjaft 11:52, 02/03/2017 Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka kërkuar në Kuvend shkurtimin e shpenzimeve të partive në fushatat elektorale me një ligj. “Nuk kemi pse nxjerrim nga xhepat e shqiptarëve 50 milionë euro për zgjedhje! Mjaftojnë 3 milionë lekë për deputet!” deklaroi Blushi sot. “Koha ka treguar se ne nuk kemi asnjë mundësi të përfaqësojmë shqiptarët, – tha ai. – Sepse vendimet kanë treguar se ato vendime që marrim, janë për të shlyer paratë që ne kemi harxhuar në fushatë.” LIBRA dorëzoi dje në parlament një amendament për kufizimin e shpenzimeve elektorale të partive. Sipas kësaj partie, “fushata e shkuar e vitit 2013 ka kushtuar më shumë se 40 milion euro, para te cilat kanë dalë nga tenderat, nga kanabisi dhe koncesionet. Shqiptarët paguajnë më shumë se çdo popull në Europë për zgjedhjet megjithëse janë më të varfërit. LIBRA ka propozuar një formulë që parashikon shpenzime që nuk kalojnë më shumë se 10 lekë për banor, jo më shumë se 300 mijë lekë për kandidat mesatarisht dhe jo më shumë se 42 milion lekë për parti.”

0
208

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka kërkuar në Kuvend shkurtimin e shpenzimeve të partive në fushatat elektorale me një ligj. “Nuk kemi pse nxjerrim nga xhepat e shqiptarëve 50 milionë euro për zgjedhje! Mjaftojnë 3 milionë lekë për deputet!” deklaroi Blushi sot.

“Koha ka treguar se ne nuk kemi asnjë mundësi të përfaqësojmë shqiptarët, – tha ai. – Sepse vendimet kanë treguar se ato vendime që marrim, janë për të shlyer paratë që ne kemi harxhuar në fushatë.”

LIBRA dorëzoi dje në parlament një amendament për kufizimin e shpenzimeve elektorale të partive. Sipas kësaj partie, “fushata e shkuar e vitit 2013 ka kushtuar më shumë se 40 milion euro, para te cilat kanë dalë nga tenderat, nga kanabisi dhe koncesionet. Shqiptarët paguajnë më shumë se çdo popull në Europë për zgjedhjet megjithëse janë më të varfërit. LIBRA ka propozuar një formulë që parashikon shpenzime që nuk kalojnë më shumë se 10 lekë për banor, jo më shumë se 300 mijë lekë për kandidat mesatarisht dhe jo më shumë se 42 milion lekë për parti.”

11:52, 02/03/2017

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here