Gazetarja Beti Njuma: Tirana ka humbur betejën me trashëgiminë, batërdi me ndërtimet

0
383

Ne nje takim qe kreu i PD Berisha po zhvillon me Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë me temë “TRASHEGIMIA NË RREZIK: Nga gërmadhat e Teatrit te “shitja” e Butrintit, foli gazetarja Beti Njuma.

 

“Tirana është qyteti im, ku unë kam lindur, ku jam rritur, është qyteti i gjyshërve dhe të parëve të mi, tiranas të vjetër, autoktonë.

Qyteti ku kam zgjedhur të rris fëmijët e mi.

Mbi të gjitha është një qytet që sot lëngon, është pa kujtesë, pa identitet, ka humbur shumëçka nga kujtesa historike.

Kemi qenë dëshmitarë të asaj batërdie që i është bërë. Nuk jam kundër ndërtimeve, por gjithçka duhet bërë në një raport të drejtë me identitetin, kujtesën historike, me atë që përbën zemrën e një qyteti.

Tirana ka humbur betejën me trashëgiminë. Të huajve dhe fëmijëve tanë kemi pak për t’u treguar. Organizatorët më thanë që për 1 javë u munduan të gjenin një shesh, një hapësirë me pak identitet të trashëgimisë historike.

E kishim të vështirë të gjenim një hapësirë të tillë, gjë që tregon se çfarë i kanë bërë Tiranës njerëz që kanë patur pushtetin dhe kanë vulën e tyre mbi qytetin tonë të dashur.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here