Ja kush janë tradhëtarët më të mëdhenj në historinë e njërëzimit (FOTO)

0
824

Tradhetari me i famshem njihet qe eshte Juda Iskarioti i cili per 30 aspra tradhetoi Jezu Krishtin, por historia e njerezimit njeh shume tradhetare. Jane Casius dhe Bruti qe tradhetuan Jul Cezar, perandorin romak. Eshte Quisling i cili gjate luftes se dyte boterore tradhetoi Norvegjine dhe bashkepunoi me nazistet.

Ja disa nga tradhetaret me te medhenj te historise se njerezimit.

Casiusi dhe Bruti Mendoni se politika e koheve moderne eshte nje rremuje? Merrni ne konsiderate Romen e lashte. Cassiusi, nje gjeneral romak i cili shkelqente ne punen e tij nuk ishte nje tifoz i madh i Jul Cezarit. Ndersa Cezari erdhi ne pushtet nga nje “vale” popullore dhe e shpalli veten lider te perjetshem te Romes, Casiusi filloi te nervozohej prej sundimin te Cezarit. Perfundimisht, ai e bindi mikun dhe shokun e tij romak, gjeneralin e pergjithshem, Brutin qe “duhej te ndihej” ne te njejten menyre. Edhe pse Bruti ishte mik i Cezarit, ai eshte udhehequr nga nje “ndjenje e detyres”, qe e beri te prekshem ndaj manipulimeve emocionale prej Casiusit. Pasi Casiusi i dergoi Brutit letra te rreme duke theksuar mbeshtetjen e popullit per vdekjen e Cezarit, Bruti vendosi te veproje sipas, i udhehequr prej nje sensi te gabuar te nderit. Ne 15 mars mars, 44 pes, Bruti udhehoqi nje grup senatoresh qe te godasin Cezarin per vdekje, me 23 thika ne dyshemene e senatit, gje qe i beri Casius-in dhe Brutin te jene tradhetaret e pare ne histori – si dhe me famekeqi.

Penn Libraries call number: Inc B-720

Juda Iskarioti e tradhtoi Jezu Krishtin per 30 monedha argjendi, dhe qysh atehere, emri i tij ka qene sinonim i tradhetise prej babezise. Juda ishte nje nga 12 apostujt e Jezusit dhe historia e Judes si akt tradhtie eshte regjistruar ne ungjijte kanonike te Bibles. Tek Mateu 26: 14-16 shkruhet: “Atehere nje nga te dymbedhjetet, me emrin Jude Iskarioti, shkoi te kreret e prifterinjve dhe u tha atyre: “cfare do te me jepni, qe ta dorezoj ate tek ju? Dhe ata i numeruan tridhjete monedha argjendi”. Jezusi ishte ne shenjestren e krereve te prifterinjve, dhe Juda e tradhtoi me nje puthje. Puthja nuk ishte nje shenje e dashurise; ajo ishte ne te vertete nje sinjal per te udhehequr ushtaret, qe menjehere arrestuan Jezusin dhe e cuan ate te prifterinjte e larte. Jezusi u akuzua per blasfemi, u shpall fajtor, i lidhur u dorezua ne duart e Ponc Pilatit, guvernatorit, i cili e denoi me vdekje. Ushtaret e zhveshen Jezusin, vendosen nje kurore me gjemba mbi koken e tij dhe e kryqezuan duke e gozhduar ne kryq. Juda u mbush me keqardhje dhe u perpoq te kthente argjendin, por prifterinjte nuk do ta pranonin me. Ne fund, Juda vari veten. Pak gjera te tjera dihen per jeten e Judes. Disa historiane besojne se mbiemri Juda, Iskarioti, eshte i lidhur ngushte me fjalen latine per vrasje – sicarius – dhe mund te mos te jete fare ne te vertete emri i tij i familjes. Ne cdo rast, “Juda” mbetet nje sinonim per “tradhtar” edhe sot e kesaj dite.

juda-iskarioti

Benedict Arnold. Deri ne kohen kur Benedict Arnold-i arriti moshen e rritur, kufizimet financiare te familjes e kishin detyruar ate te terhiqet nga shkolla; ethet e verdha i kishin vrare tre vellezerit e motrat e tij dhe ai do te behej pergjegjes per babain, nje alkoolist shpesh i burgosur qe prishi pasurine e familjes. Arnoldi arriti te behet nje tregtar nderkombetar, suksesi financiar i te cilit u pengua nga ligjet tatimore britanike. Ai luftoi duke u bashkuar me grupin ushtarak, bijte e Lirise, ndonjehere duke perdorur parate e tij per te trajnuar dhe per te pajisur trupat. Betejat e suksesshme kunder britanikeve fituan admirimin e George Washingtonit dhe Thomas Jeffersonit, por mori edhe nje plage ne kembe nga e cila do te vuante gjithe jeten. Me udheheqesit civile qe kufizonin furnizimet per ushtrine dhe mbeshtetjen popullore per Revolucionin Amerikan ne renie, Arnoldi i zhgenjyer filloi te mendoje se vendi i tij mund te jete me mire nen sundimin britanik. Ai ishte emeruar per te drejtuar West Point, nje pozicion kyc ushtarak gjate Luftes Revolucionare. Arnoldi tradhtoi Ameriken duke ofruar shitjen e planeve te keshtjelles, duke perfshire vendndodhjen e magazinave te armatimit dhe sekretet e tjera te luftes, tek britaniket, per nje shume qe do te barazohej me $ 3.000.000 sot. Kur ky komplot tradhtar u zbulua ne vitin 1780, Arnoldi u shnderrua nga hero ne zero. Ai u denua per tradheti, dhe emri i tij eshte fshire nga te dhenat ushtarake. Arnoldi filloi luften per Angline dhe perfundimisht u zhvendos ne Londer. Ai e kaloi pjesen tjeter te jetes se tij duke u perpjekur per te hyre ne zemren e kompanive tregtare britanike dhe te ushtrise britanike. Ishte i pasuksesshem ne te dy perpjekjet dhe vdiq ne vitin 1801.

Benedict Arnold. Copy of engraving by H.B. Hall after John Trumbull, published 1879. (George Washington Bicentennial Commission) Exact Date Shot Unknown NARA FILE #: 148-GW-617 WAR & CONFLICT BOOK #: 62

Robert Ford. Jesse James mund te kete qene nje nga te paligjshmit me famekeqij te Shteteve te Bashkuara, por njeriu qe e qelloi ate mori mllefin e brezave. James udhehoqi Banden James ne nje seri plackitjesh gjate fundit te 1800 qe kishte per qellim cdo gje, nga bankat tek trenat, tek njerezit e zakonshem. Plackitjet vazhduan per rreth 16 vjet ne te gjithe qendren e Perendimit, duke i ardhur nje fund i papritur ne vitin 1876, kur banda vrau dy persona gjate nje grabitje banke te pakujdesshme. Disa anetare te bandes u kapen, por Jesse James arriti te shpetonte, duke plackitur vetem nje tren me shume ne vitin 1880 – ne te njejtin vit kur nje guvernator nga Missouri vuri nje cmim per koken e tij. Doli se, Robert Ford, nje anetar i bandes se vet James-it, do te behej tradhtar. Me 3 prill 1882, ai vrau Jamesin duke e qelluar ate ne shpine. Ford e vrau James jo vetem per $ 10,000 si shperblim te cilat ai i kishte planifikuar t’i ndante me te vellane e tij Charl-sin, por edhe per shkakun se guvernatori i Missourit i kishte premtuar vellezerve se krimet e tyre do te faleshin. Pas Fordi vrau Jamesin, ai nuk u prit si hero ashtu si ai shpresonte, apo edhe te merrte tere shperblimin. Ne vend te kesaj, ai u etiketua frikacak dhe u kthye ne endacak. Ironikisht, Ford arriti fundin e tij, kur nje shok e qelloi ne gjoks, duke kerkuar fame per vrasjen e frikacakut te fundit.

robert-ford

Ezra Pound. A nuk mendoni se nje cmim ne poezi mund te jete i diskutueshem? Vmimi i pare Bollingen ne Poezi i dhene nga nje panel letrar i caktuar nga Kongresi ne vitin 1949 ngjall ende shume debat. Dhe nuk eshte cudi. Marresi ishte Ezra Pound, nje emigrant amerikan i cili ishte paditur per tradhti ndaj SHBA gjate Luftes se Dyte Boterore. Ne kohen e dhenies, Pound u mbyll ne nje spital ne Washington DC, pasi u deklarua i cmendur. I lindur ne Idaho, Pound u be nje poet dhe kritik, dhe ishte padyshim nje nga zerat me me ndikim ne shekullin e 20-te ne letersine angleze dhe letersine amerikane. Ndersa jetonte dhe punonte ne Londer dhe Paris, Pound u zemerua nga jetet e humbura gjate Luftes se Pare Boterore dhe padrejtesite qe ai pa ne bote. Me 1924, ai do te shkonte ne Itali, ku prirjet fashiste te Benito Musolinit terhoqen vemendjen e tij. Duke u bere gjithnje e me shume radikal gjate viteve 1930 dhe 1940, Pound e mbeshteti publikisht Adolf Hitlerin. Ndersa shpertheu Lufta e Dyte Boterore, qeveria italiane e pagoi ate per te prodhuar transmetimet ne radio qe fyenin SHBA-ne dhe mbeshtetnin fashizmin. Pas qindrash prej ketyre transmetimeve, Pound u arrestua ne vitin 1945 nga amerikanet ne Itali. Ai u akuzua per tradheti dhe kaloi muaj te tere ne nje kamp ushtarak amerikan duke shkruar nje nga veprat e tij me te mira- te njohura, si “Pisan Cantos,” para se te shtrohej ne spital ne SHBA. Nente vjet pas marrjes se cmimit Bollingen per “Pisan Cantos,” ai u lirua dhe u kthye ne Itali, ku jetoi deri ne vdekjen e tij ne vitin 1972.

ezra-pound

Tokyo Rose. Gjate Luftes se Dyte Boterore, zeri japonezo-amerikan qe vinte nga radio, duke u perpjekur te demoralizonte trupat amerikane qe ishin duke luftuar ne Paqesor, mori emrin Tokyo Rose. Ndodhi pikerisht atehere qe gjerat shkuan tmerresisht keq per nje grua me origjine japoneze. Iva Toguri d’Aquino jetonte ne Tokio, u dergua atje nga familja e saj per t’u kujdesur per nje te aferm te semure, dhe u punesua nga nje radio lokale per nje plan te fshehte propagandistik – kaq i fshehte, sa ajo mund te mos e kete ditur se ishte duke marre pjese ne te. Iva Toguri d’Aquino duket e tronditur, ndersa intervistohet nga gazetaret para gjykimit te saj. Ajo kishte thene se ishte Tokyo Rose, me shpresen per te marre nje pagese per intervisten. Nuk e dinte se kjo do te conte ne arrestimin dhe burgimin e saj. Nje ibritanik, personalitet ne radio me emrin Charles Hughes Cousens ishte kapur nga japonezet dhe ishte urdheruar te prodhonte nje program ne radio qe do te ulte moralin e Aleateve. Ne vend te kesaj, Cousens projektoi nje shfaqje me muzike te rende qe do te mohonte propaganden. D’Aquino dhe gra te tjera ishin rekrutuar per te marre pjese. Ajo mori emrin e transmetimit Anna Jetimja (nje homazh ndaj trupave “jetime” nga aleatet e tyre ne Paqesor). Shume nga komentet e saj, dukeshin me teper si humor, se sa i paralajmerime ogurzinj. Pavaresisht raporteve te sherbimeve te fshehte, sipas te cileve Tokyo Rose nuk ishte nje person, gazetaret bene lidhjen mes gruas se njohur si Anna Jetimja, dhe Tokio Rose. D’Aquino u morr ne paraburgim ushtarak. Edhe pse ushtria amerikane nuk gjeti prova te transmetimit te informacionit sekret ushtarak nga ana e saj, ajo u transportua ne SHBA, ku u gjykua per tradhti. Ne vitin 1949, gjykata e shpalli fajtore ne nje nga tete akuzat qe supozonin se transmetoi lajmin e mbytjes se anijeve amerikane. Ajo u denua me 10 vjet burg. Ne fund, u fal nga presidenti Gerald Ford ne vitin 1977.

tokyo-rose

Vidkun Quisling ishte nje oficer i ushtrise norvegjeze i cili u lidh fshehtesish me gjermanet gjate pushtimit prej tyre te vendit te tij te origjines gjate Luftes se Dyte Boterore. Quisling u bashkua me Ushtrine norvegjeze ne vitin 1911, ku detyrat e tij perfshinin punen humanitare ne Rusi si dhe Lidhjen e Kombeve. Ai me vone u be minister i mbrojtjes dhe u be i njohur duke mbajtur nje qendrim te rrepte ndaj punetoreve greviste. Ai dha doreheqjen ne vitin 1933 per te ndjekur formimin e nje Partie te Bashkimit Kombetar, e cila ishte nje organizate anti-bashkim me prirje fashiste. Ne vitin 1940, Quisling mori fuqine ne dore. Pas takimit me Adolf Hitlerin, te cilin e inkurajoi per te pushtuar Norvegjine, ai priti per pushtimin gjerman te behej i plote – dhe pastaj caktoi veten si udheheqes te Norvegjise. Mbreterimi i tij zgjati vetem nje jave para se ai u largua nga forcat gjermane, ne “minister president.” Kjo per fat te keq, nuk e ndaloi ate te denonte pothuajse 1,000 hebrenjve ne kampet e perqendrimit. Ne fund te Luftes se Dyte Boterore ne vitin 1945, Quisling u shpall fajtor per tradheti dhe u ekzekutua. Emri i tij do te jetoje pergjithmone ne turp, pasi “Quisling” u be sinonim per tradhetar apo bashkepunetor te armikut.

vidkun-quisling

Cambridge Five. Nje feminist i cili u martua kater here. Nje homoseksual pompoz, me nje dobesi per pijen. Nje historian i njohur arti te cilit iu dha titulli kalores nga Mbreteresha Elisabeta II. Ky mund te tingelloje si formacion per nje ministerial te ri te HBO-se, por keta njerez ishin spiune te vertete gjate Luftes se Dyte Boterore dhe me gjere. Se bashku me dy shoket e diplomuar te Universitetit te Cambridge, ata penetruan agjencite britanike te inteligjences dhe i dhane sekretet sovjetikeve. Cambridge Five – Harold “Kim” Philby, Donald Maclean, Guy Burgess, Anthony Blunt dhe John Cairncross – ishin anetare te elites britanike dhe gjeten strehe ne besimet e tyre komuniste. Madje ata refuzuan pagesen per punen e tyre si spiune. Te gjithe ishin te punesuar per te punuar ne pozicione kyce te inteligjences britanike dhe vazhdimisht sinjalizonin Mosken per planet britanike dhe amerikane, perfshire perpjekjet per te ndertuar nje bombe atomike ne vitin 1941 dhe strategjine Koreane te Luftes, duke shkaktuar vdekjen e shume njerezve. Gjerat filluan te zbuloheshin kur amerikanet deshifruan nje mesazh te koduar sovjetik qe implikonte Macleanin. Philby e paralajmeroi ate, dhe ne 1951 Maclean dhe Burgess menjehere dezertuan ne Rusi – nje levizje qe i la spiunet e mbetur nen nje re te ulet dyshimi. Kim Philby beri shaka me gazetaret ne shtepine e nenes se tij gjate nje konference per shtyp ne 1955, dhe pasi “u pastrua”, informoi per Guy Burgess dhe Donald Maclean se inteligjenca britanike u ishte vene pas. Philby me pas dha doreheqjen nga MI6, por agjentet e moren ne pyetje ne lidhje me kete perseri ne vitin 1963, dhe kur po i afroheshin, ai u arratis ne Rusi. Philby dhe Cairncross u hetuan nga MI6, sherbimi inteligjent britanik i jashtem, por nuk u akuzuan. Megjithate, te dy u detyruan te japin doreheqjen. Cairncross u zhvendos ne France ndersa Philby u arratis ne Rusi ne 1963. Blunt u rrefye dhe iu garantua imunitet te mbetet ne Angli. Atij iu hoq titulli i kaloresit kur kryeministrja Margaret Thatcher zbuloi publikisht spiunazhin e tij ne vitin 1979. Maclean, Philby (i cili kishte nje marredhenie me gruan e MacLean-it) dhe Burgess te gjithe jetuan ne Moske deri sa vdiqen, me nostalgji per Angline. Asnjeri nga te peste nuk u akuzua kurre, per asnje krim.

cambridge-five

Robert Hanssen. Ja nje person qe e befasoi publikun e SH.B.A.. Robert Hanssen, nje agjent i FBI-se per 25 vjet dhe nje tip familjar qe shkonte rregullisht ne kishe, ishte njekohesisht agjent i dyfishte, qe kishte nje kohe te gjate qe punonte per Bashkimin Sovjetik. Hanssen punoi si nderlidhes ndermjet FBI-se dhe zyres pergjegjese per ndjekjen identiteteve te spiuneve qe punuan ne SHBA. Nga fillimi i viteve 2000, hetuesit besonin se ai kishte 20 vjet qe ndante sekrete shteterore. Ata dyshuan se ai kishte zbuluar identitetin e dhjetera agjenteve sovjetike qe punonin per SHBA-ne dhe coi ne vrasjen e disave prej tyre. Dhe Hansseni nuk u ndal me aq. Ai furnizoi qeverine sovjetike me planet amerikane, duke perfshire procedurat per trajtimin dhe kunderpergjigjen ne rast te nje sulmi berthamor sovjetik. Megjithese ai ishte paguar $ 1.400.000 dhe disa diamante per perpjekjet e tij, koleget thane se duket se ka qene me i motivuar prej deshires per te luajtur lojen e spiunit, se sa prej lakmise. Hanssen u kap kur FBI pagoi nje ish-agjent te KGB-se te beje te ditur identitetin e urithit qe vepronte ne FBI. Ne vitin 2002, Hansseni u shpall fajtor me 15 akuza per spiunazh dhe komplot. Ai u denua me burgim te perjetshem./standard.al

robert-hanssen

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here