Berisha: Karteli i drogës është qeveri, vendi i mbushur me banda kanabisi

0
124

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga çadra e lirisë se karteli i drogës është qeveri. Berisha u shpreh se shteti e ka mbushur vendin me banda kanabisi. Ai ftoi qytetarët të mendojnë për votën e lirë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të zgjidhin problemet e jetësës së tyre. “

Këtu karteli i drogës është qeveri, këtu në dallim nga Kolumbia, plantacionet e Kanabisit i mbjell qeveria, i mbjell partia siçiliste e cila ka shndërruar strukturat e saja në struktura kanabiste. Çfarë shteti bën ti që ke vendosur bandat në çdo km katëror të këtij vendi, tallesh me shqiptarët në një kohë kur vendin e ke mbushur me banda kanabis. Këtu nga ju, unë dua tu drejtoj thirrjen më miqësore, thirrjen më vëllazërore, çdo shqiptari pavarësisht nga bindjet politike. Thirrjen nëse i besoni apo jo votës së lirë, nëse duhet apo jo që ne të përcaktojmë votën e lirë si rrugën për të garantuar të ardhmen. vetëm një moment ju ftoj të mendoni për votën tuaj. Unë e di që kur  më dëgjoni këto fjalë thoni lëri këto që thua: Ne s’kemi kafshatën dhe unë jam me ju, kafshata është më e rëndësishëm se jeta.  Problemin e kafshatës do të zgjidhim vetëm duke votuar të lirë,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here