Zbulohet telefonata e Gilmando Danit për “dhuratën” ish-hotel Vollga të Shullazit

0
128

Kujdesi që ka pasur Emiliano Shullazi për të folur sa më pak në telefon për shkak të dyshimeve se përgjohej e ka bërë të vështirë gjetjen e provave direkte kundër tij. Për këtë arsye në përgjim, janë mbajtur njerëzit pranë tij.    Një prej provave që u paraqit kundër Gilmando Danit në sallën e gjyqit ishte një bisedë e përgjuar telefonike mes tij dhe ish kreut të Hipotekës së Durrësit, gjatë së cilës Dani interesohej për “dhuratën” ish hotel Vollgën.   “Pse nuk e regjistron atë pronën? Të gjitha dokumentet janë në rregull”, mësohet të jetë shprehur Dani në atë bisedë.   Sipas Prokurorisë, kjo telefonatë është bërë pasi dokumentacioni ishte depozituar në Hipotekë, por kjo e fundit po vononte procedurën.   Prokurorët thanë se ish kryeregjistruesi i Hipotekës në Durrës është rrahur nga banda e Shullazit. Përveç tij janë rrahur dhe kërcënuar edhe dy punonjës të Hipotekës në Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here