DCLeaks tregon çfarë ka ndodhur në Shqipëri me Soros

0
262

Faqja “DCLeaks” ka publikuar planin e strategjisë në Shqipëri të Fondacionit Shoqëria e Hapur që financohet nga filantropi i majtë George Soros.

Sipas planit të fondacionit për periudhën 2014-2017, reforma në drejtësi në vendin tonë është prioriteti kryesor i Fondacionit Shoqëria e Hapur.

“Kushtetuta e Shqipërisë do të reformohet në mënyrë që të rivendosë një ekuilibër të pushteteve mes ekzekutivit dhe gjyqësorit. Mbikëqyrja e përbashkët dhe ekspertiza do t’u bëjnë presion partive politike për të mbajtur zgjedhje të drejta dhe të lira. Por, a do të realizohet në mënyrë të suksesshme kjo reformë? Ndoshta ose pjesërisht. Besimi social në vend ka rënë, ka zhgënjim me klasën politike, zgjedhjet kontestohen. Pavarësisht këtyre, Fondacioni mendon se ka vend për optimizëm.

Roli i butë i BE-së dhe perspektiva për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në vitet e ardhshme, ofron mundësi për strategjinë e Fondacionit. Pavarësisht, kjo strategji mbështetet kryesisht në krijimin e një “Plani B”. Kjo synon kërkesën për demokraci dhe qeverisje të mirë, angazhimin e ekspertëve, të qytetarëve, mobilizimin e koalicioneve elektorale dhe të aktorëve ndërkombëtarë që ndajnë parimet e Fondacionit Shoqëria e Hapur.

Fondacioni beson se përparimi mund të arrihet përmes këtij plani veprimi në 4 vitet që vijnë”, thuhet ndër të tjera në strategjinë e Fondacionit të George Soros për Shqipërinë në periudhën 2014-2017.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here