Kongresmenët amerikanë kërkojnë hetim për përfshirjen e Sorosit në politikën maqedonase

0
187

Shtatë Kongresmenë republikanë kanë nisur të hetojnë për financimin me paratë e taksapaguesve amerikanë të një organizate të lidhur me George Soros, duke thënë se është përdorur për të ndryshuar politikën e brendshme të Maqedonisë.

Letra e nënshkruar nga shtatë kongresmenët diskuton raportet shqetësuese për atë çka ka ndodhur në Maqedoni gjatë administratës së Obamës, shkruan mia.mk.

“Fatkeqësisht, kemi mësuar nga raporte të besueshëm se, gjatë dy vjetëve të fundit, Misioni i SHBA në Maqedoni ka ndërhyrë në mënyrë aktive në politikën partikake në Maqedoni, si dhe në formimin e mjedisit mediatik dhe të shoqërisë civile, në një mënyrë partizane të pavend, gjë që, direkt dhe indirekt, ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoni. Sipas raporteve, kjo ndërhyrje ka favorizur vazhdimisht partitë, median dhe grupet e shoqërisë civile të majta dhe të qendrës së majtë. Kemi dëgjuar se veprimet e Misionit të SHBA në Maqedoni i kanë favorizuar fuqishëm këto parti në garën e zgjedhjeve parlamentare, të programuara fillimisht për më 24 prill, të shtyra për 5 qershor dhe të zhvilluara, më në fund, më 11 dhjetor; si dhe në procesin post-zgjedhor, në të cilin partitë maqedonase diskutonin për formimin e qeverisë së re”, thuhet në letër.

Siç ka bërë të ditur më parë Breitbart News, Soros — financues kryesor i të majtës institucionale në SHBA – është përqendruar te Maqedonia, duke shpenzuar atje për kokë më shumë se në çdo vend tjetër evropian, çka ka çuar në krijimin e asaj që përkrahësit e tij e quajnë “Ushtria e Sorosit”.

Nën qeverisjen e Obamës, fondet janë dërguar përmes grupeve të lidhura me Sorosin. Zëvendëspresidenti i grupit Stop Operation Soros shtjellon:

“Vitet e fundit, USAID, agjencia qeveritare amerikane, dhe Ambasada e SHBA këtu (Maqedoni) u kanë dhënë miliona dollarë grupeve të drejtuara nga George Soros. Grupeve konservatore nuk u japin asgjë sadopak të ngjashme. Ata përkrahin vetëm njërin krah të ndarjes ideologjike në Maqedoni dhe e bënin këtë në një kohë kur këto grupe organizonin protesta të dhunshme, sulme kundër policisë, bënin gjithçka për të rrëzuar qeverinë konservatore të vendit”.

Kur anëtarë të Kongresit kërkuan informacione, morën vetëm disa përgjigje të mjegullta, sipas letrës së shtatë kongresmenëve amerikanë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here