Një përplasje e fortë ka ndodhur në studion e News24 mes aktorit Genci Fuga dhe drejtorit të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli. Në fokus ishte mënyra e trajtimit të aktorëve duke filluar nga pagat dhe për të vijuar me shpërblimet që aktorët marrin për shfaqjet e vëna në skenë. Aktori Genci Fuga tha se “ndihej i fyer për mënyrën e trajtimit nga ky institucion”.
“Nuk jam këtu për të bërë sindikatë. Unë kam një çështje të vogël. Në momentin që kryetari i qeverisë, jo i shtetit thotë me të madhe që “Jemi keq” dhe unë kontribuoj me aq sa mundem. Unë nuk dua që të më përsëritet shprehja: “Shekspirin e vumë falas. Çehovin e vumë flas. Ia luajtëm fenë. Kjo është fyerje jo për ditën time, jo për rrogën time”.
Çuli ndërhyn: “Më thuaj sa duhet të jetë shpërblimi? Ore ta dimë hapur sa lekë duhet të jetë ky shpërblim? Se ka një shpërblim që shkon te aktori i parë në 3 milion e 500 mijë lekë”
Fuga ngrihet në këmbë për të ikur, por ndërhyn drejtuesja e emisionit: “E nisëm këtë bisedë duhet ta çojmë deri në fund.”
Fuga: Zotëria në fjalë (Çuli) na u paraqit si drejtor i Teatrit Kombëtar, si ministër i Kulturës, si përpunues i politikave… të lutem më lër të mbaroj!”
Çuli: Qetësohu! Mos merr kot! Qetësohu!
Fuga: Atë nuk e përcakton ti! …së fundi mori edhe atributet e Ministrit të Financave”
Pakl kohë më parë aktori Genci Fuga iu bashkua PS-së në Tiranë, por tashmë duket i zhgënjyer me “Rilindjen”