VIDEO/Nga “Çadra e Lirisë”, Basha me tone të ashpra: Vetëm qeveri teknike, ky është kushti i patjetërsueshëm

0
221

Sot në ditën e 14 të protestës së PD në cadrën para Kryeministrisë po flitet për  vjedhjen e votës, një temë kjo që është edhe kushti kryesor i opozitës për të cilën po protestojnë.

Në fjalën e tij kreu i PD me një ton të fortë përmëndi atë që ai e quan kushti i patjetërsueshëm:  qeveria teknike.

Basha rikonfirmoi edhe njëherë përgjigjen e tij për thirrjen për dialog nga maxhoranca duke thënë se jemi pro dialogut por kushti dihet dhe nuk është i tjetërsueshëm, të formohet një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Fjalimi i Bashës:

Për herë të parë në historinë kombëtare  shqiptarët janë bashkuar me një lëvizje të madhe për zgjedhje të lirë dhe të ndershme.

Forca u rrit dhe u forcua më shumë nga qëndresa juaj.

Mesazhi ynë është  vendimi juaj, ai  ka qënë dhe  është largimi i kësaj qeverie. Një qeveri teknike për tu larguar nga krimi.

Ky  është edhe një nga kushtet të cilat sot ne i ju jemi përgjigjur thirrjes për dialog nga mazhoranca.

Ta dëgjiojnë edhe një herë, mediat e qeverisë të cilat e keqinterpretuan përgjigjen sot: Jemi po dialogut por vetëm me formim të qeverisë teknike.

Qeveri teknike!

Ka marrë fund koha kur vidhe vota. Në Republikën e re jeni ju që vendosni për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kërkojmë qeveri teknike dhe jo qeveri sipas qefit të këtyre që po ju dridhen leqet nga frika.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here