DETAJE/ Vetëdorëzohet Renato Milloshi, i dyshuar për vrasjen e Elton Çiçës

0
351

36-vjeçari Renato Milloshi u vetëdorëzua në policinë e Tiranës mbrëmjen e së hënës. Ai akuzohet si personi që vodhi automjetin “Ford” të përdorur nga Jani Alia që dyshohet se është ekzekutori i Elton Çiçës në bar “De Niro” mbrëmjen e 2 majit 2016. Po ashtu është verifikuar nga kamerat e sigurisë se Milloshi ishte personi që e shoqroi deri në vendin e ngjarjes autorin e vrasjes. Sipas burimeve zyrtare përpara vetëdorëzimit ai ka bërë një seri negociatash.


Dyshimet ishin se ai ndodhej jashtë vendit. Burime të lapsi.al thanë se Milloshi u vetëdorëzua për shkak të frikës së eliminimit nga ndonjë hakmarrje e mundshme. Saga “Çiça” është e gjatë. Ajo nis nga një përplasje në një burg në Greqi dhe vijoi në Shqipëri për shkak të përplasjes për trafikun e kanabisit në zonën e Tepelenës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here