Protesta e hallexhinjve VS protesta e sorraxhinjve. Shoqëria civile “fake” dhe qeveria si “Padrino”

0
416

 

Gjithkush e pa me habi mini çadrën e ngritur tek kryqëzimi i “Parkut Rinia” mbrëmjen e së shtunës, që u vendos thuajse përballë në distancë çadrës së madhe të ngritur nga opozita përballë Kryeministrisë. Çadra e ngritur nga ajo që cilësohet si “shoqëri civile”, me pjesëmarrjen e 34 shoqatave, hasi në fillim kureshtinë e shumë njerëzve, të cilët morën informacionin se aty mblidheshin firma për të dhënë një votë popullore për “Vettingun”, ligjin e rivlerësimit të gjyqatarëve dhe prokurorëve. Në parim, kjo u duk një nismë e vërtetë dhe e mëvetshme e shoqërisë civile, e cila megjithëse binte në kundërshtim të plotë me qëndrimin aktual të një pjese të madhe të qytetarëve që janë ngritur për zgjedhje të lira e të ndershme, sigurisht duhej respektuar si një nismë e shoqërisë. Por përmes një investigimi të thjeshtë u kuptua se shoqatat mbështetëse të çadrës te Parku ishin jo dhe aq të pavarura, pasi pjesa më e madhe e tyre kishin prapravijë sorosiane ose qeveritare.

Dhe ai që shuajti çdo dyshim mbi njëanshmërinë e çadrës së shoqërisë civile ishte kryebashkiaku socialist i Tiranës, i cili pas “urdhrit” nga lart, doli publikisht në mbështetje të nismës, duke firmosur së bashkua me “ushtrinë” e tij peticionin.  Veliaj ishte në çadër së bashku me kamerën HD që e shoqëron gjithkund, por edhe me mediat televizive  në masë që e shoqëronin këtë “event”, të kësaj here kishin harruar se pak metra më tutje ishin të shtrirë përballë minisirisë protestuesit e Zharrësit. Pasi firmosi kryebashkiaku  dha mesazhe për drejtësi. Po, po për drejtësi! Veliaj apeloi publikisht për të mbledhur firma per Vettingun nga një çadër e cila më së paku, nuk mund të cilësohet si përfaqësuese e shoqërisë civile. Thirrja për votë popullore për Vettingun erdhi pikërisht nga kryebashkiaku që protestoi  si askund në botë përpara gjykatës për një vendim dhe që njëkohësisht ka 5 çështje nën hetim nga Prokuroria.

Po ashtu një detaj i veçantë u vu re edhe për drejtuesit e çadrës së “shoqërisë civile”, ku mes tyre hasje fytyra të njohura që më parë kishin dalë së bashku me AKIP në kundërshti të qeverisë për importin e vlerave. Sa shumë ndryshuan gjërat për pak muaj! Vetëm pak kohë më parë disa nga aktivistët e kësaj aleance, si Aldo Merkoçi, ish-mjaftist, qëndronin në krah të AKIP duke kërkuar në çdo mënyrë e çdo formë rrëzimin e importit të plehrave. Akuzat ndaj qeverisë ishin të panumërta. Por tani Merkoçi, del në krah të lojës së qeverisë publikisht,  duke paraqitur në publik një ekzekutiv që ndryshe nga ai i ligjit të plehrave, po “përpiqet” për të mirën popullore!. Por ndoshta kjo s’ka të bëjë aspak me ndryshimin e vijës. Këta “aktivistë” ndoshta nuk kanë ndryshuar aspak, ato thjesht në atë kohë ( kur protestonin kundër qeverisë) po luanin rolin e përcaktuar, pasi ajo që dihet më së mirë në të tilla raste është deviza: të “infiltruarit” si të pavruar apo pjesëtarë të shoqërisë civile janë arma më e mirë për të shuar çdo kryengritje qytetare.

Për me tëper janë pikërisht këto shoqata “fake”, sic do mund t’i cilësonim duke përdorur një term nga Presidenti amerikan Trump për lajmet e gënjeshtërta, të cilat për vite e vite me rradhë kanë lujtur rolin e “shoqërisë civile”, por që në fakt kanë “ngrënë” si të babëzitur fondet evropiane. Dhe shpërndarjen e këtyre fondeve të destinuara për shoqata reale, e bëjnë personazhe drejtuese të delegacionit, që i përdorin këto organizata si kamuflazhe të shoqërisë civile në ccështje të caktuara duke synuar përfitimin politik në favor të një pale.

Këto grupime nën emrin “shoqëri civile”, nuk kanë çuar asnjë kauzë në përfundim, por thjesht janë mjaftuar me paratë e dhëna nga BE për çështje të caktuara, të cilat janë ndarë me preferenca këtu në Tiranë. Po ashtu për këto shoqata “fake” nuk kanë munguar edhe nga fondet e rrjetit të miliarderit George Soros, i cili i ka shtrirë gjerë e gjatë tentakulat në Shqipëri përmes Fondacionit që drejton.

Janë pikërisht këto shoqata që infektuan edhe protestën tek Liqeni Artificial, duke i dhënë fitoren e shumë trumbetuar të Veliajt për Parkun e Lodrave. Janë po këto grupime që u munduan ta orientonin në drejtim të kundërt edhe protestën e armëve kimike, e cila rezulton deri më tani e vetmja lëvizje qytetare që i mposhti “ushtarët sorosianë”.

Kontrasti

Ndërkohë vetëm pak metra më tutje, përballë ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, ishin të shtirë në tokë me batanije, protestuesit e fshtatit Zharrzë. Këta të fundit udhëtuan në këmbë rreth 126 kilometra, nga greva që po zhvillonin në zonën e tyre deri në Tiranë, duke vendosur në qendër të kërkesave të të drejtën e jetës.  Një kauzë sa reale aq edhe e trishtueshme.

Që nga viti 2008, banorët e fshatit Zharrës jetojnë me frikën e tërmeteve të shumta, të cilat kanë shkaktuar dëmtime të rënda të shtëpive të tyre në mënyrë të vazhdueshme. Banorët drejtyojnë gishtin tek kompania Bankers Petroleum, e cila shfrytëzon basenin naftëmbajtës poshtë shtëpive të tyre, si dhe metodën e injektimit të ujit tektonik, që përdoret për të lehtësuar nxjerrjen e naftës mbi tokë, si shkaktare të tërmeteve, shkatërrimit të banesave të tyre dhe ndotjes së mjedisit. Por përpos apeleve të shumta, çështja nu mori zgjidhje dhe njëri vesh i shrudhët qeveritar i detyrojë banorët e kësaj zone të hynin në grevë urie. Pas ditësh të gjata në grevë, banorët protestues udhëtuan në këmbë drejt Tiranës duke kërkuar ta ëprcojnë zërin e tyre direkt tek qeveria e cila nga larg duket sikur nuk i dëgjonte edhe aq mirë.

Dhe pikërisht kjo protestë kaq e vërtetë nuk mori asnjë nga këto dy ditë vëmendjen që mori nga mediat e (pa) varura, çadra e “shoqërisë civile”. Kjo e fundit thuajse u mbyt nga prania e mediave televizive , sidomos kur pjesë e çadrës u bë edhe kryebashkiaku Veliaj. Ndërkaq krejt e kundërta ndodhi me protestën e Zharrëzit , e cila u mbulua me pjesëza të shkurtra nga media, duke e përcjellë madje shpesh herë edhe si një ngjarje normale.

Por ky grupim mediash, e ktheu menjëherë vëmendjen tek kjo protesta, sapo brenda saj u përfshinë të “infiltruarit”. Kjo pasi edhe protesta e Zharrëzit,  në formën e një sakfrice të paprecedentë, u mundua të përlyej nga shoqatat “fake” apo organizatat sorosiane. Disa të rinj të këtyre grupimeve  u përfshinë mes protestuesve të banorëve të Zharrëzit, duke u munduar ta pëcjellin “anën tjetër” të protestës: frymën anti-opozitë. Por kjo tenativë dështoi me sukses, të paktën për tani, pasi grupime të tilla nuk heqin dorë lehtë nga objektivat e tyre për të cilat marrin kompensime jo të pakta.

“Bravo organizatoreve te Greves se Zharrëzes qe po ja dalin tani t’i përzejnë diversantet e Lali Erit dhe PS të cilët kanë gjithë ditën që përpiqen të sabotojne greven e tyre duke u munduar ta izolojne dhe ta lejne pa përkrahje sic bënë edhe te Parku i Liqenit! Ja kush ishin ata qe organizonin  thirrjet “IK IK IK kur erdhi kryetari i Opozites dhe perkrahesit e tyre opozitar”! Shikojini! Ushtarët marksistë të organizatës sorosiste komuniste Organizata Politike e Arlind Qorrit, mes tyre edhe Eljan Tanini i kioskës së Lali Erit! Largojini sa më shpejt se nuk janë aty per solidaritet por për ta izoluar greven duke ushtruar presion dhe shantazh ndaj cdokujt qe nuk voton Rilindjen! Njesoj sic bënë te Parku i Liqenit!”, shkruante dje avokati Altin Goxhaj, i cili njihet së një ndër denoncuesit kryesorë të organizatave “fake” me prapavijë sorosiane apo qeveritare.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here