“Sulmet më bëjnë të qesh”, Sandër Lleshajt i ‘vjen zëri’ për makinën luksoze: Nuk e kam blerë 100 milionë lekë, por 49 mijë euro

Prej ditësh ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është parë me një makinë luksoze, për të cilën në mediat online u tha se ka kushtuar nga 100 milionë lekë deri në 150 milionë euro.

E lidhur me këtë ka reaguar vetë ministri Sandër Lleshaj, i cili sqaron opinionin publik se makina ka kushtuar 49 mijë euro dhe se ajo është pjesë e funksionit të tij si ministër i Brendshëm apo grupit të shoqërimit.

Lleshaj shkruan “nuk ka makinë për Sandër Lleshajn, por për shtetin; nuk ka makinë 100 milionëshe, por një makinë krejt normale, me çmim mëse të zakonshëm.”

Larot virtualë dhe tutorët e tyre, që mundohen të qëndrojnë në errësirë, nuk janë të panjohur. Përgjigja për ta do të jetë në rrugë ligjore dhe gjyqësore.

“E njoh veten time, por edhe ata aq mirë, sa sulmet e tyre më bëjnë edhe të qesh.”- përmbyll Lleshaj.

 

“Sulmet më bëjnë të qesh”, Sandër Lleshajt i ‘vjen zëri’ për makinën luksoze: Nuk e kam blerë 100 milionë lekë, por 49 mijë euro

Aksidenti tragjik në Tunelin e Kërrabës/ 4

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko