VIDEO/ Kush gënjen për ekspertizën e Zharrëzës, Edi Rama apo Niko Peleshi?

0
316

Protesta e banorëve të Zharrëzës para Ministrisë së Energjetikës po hyn në ditën e tretë. Shkaku është bërë publik tashmë: operacionet e kompanisë Bankers Petroleum sipas tyre provokojnë lëkundje në zonë duke çuar në dëme materiale.

Qeveria shqiptare aktuale, ka dështuar qartë në dhënien e një përgjigjeje shteruese në këtë drejtim, duke mbetur si jetime përballë një kompanie e cila përkohësisht thuhet se ka ndaluar operacionet e injektimit të ujit në tokë. Për të dhënë një shpjegim, qeveria ka vetëm një rrugë:

Të pyesë ekspertët dhe të pranojë ekspertizën e specializuar që mandej të hyjë në negociata me kompaninë për atë që do të vijojë, por edhe për dëmshpërblimet, shkruan Respublica.

Lidhur me këtë çështje në datën 9 shkurt 2017, zv.kryeministri Peleshi, raportoi në Kuvendin e Shqipërisë se:

Sipas nesh, sipas institutit tonë, IGJEUM-it (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) shkaku i lëkundjeve vjen nga injektimi.

Për këtë arsye kemi marrë masa dhe kemi bllokuar injektimin e mëtejshëm. I kemi kërkuar kompanisë që të paguajë dëmet. Nëse nuk e pranon vlerësimin tonë, ka të drejtën e vet, të drejtën e marrëveshjes,  të kërkojë ekspertizë të huaj. Nuk ka asnjë problem. Ne po e nxisim kompaninë të reagojë menjëherë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here