Këngëtarja shqiptare shpërthen ndaj gazetares: Injorante me kaçurrela të zeza e shpirtin e zi

0
192

Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj ka shpërthyer ndaj gazetares së një reviste, pas një artikulli që kjo e fundit kishte botuar në adresë të saj. Revista ka përdorur për kopertinën kryesore këngëtaren së bashku me të dashurin e saj duke shkruar “Soni Malaj, netët me biznesmenin”, por mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer aspak Sonit e cila e revoltuar ka postuar një mesazh ofendues në adresë të gazetares në Instagram. Këngëtarja sqaron gjithashtu se fotot e përdoruara nga revista nuk janë aktuale, por janë shkrepur pas festivalit ‘Kënga Magjike”.

“O injorante me kaçurrelat e zeza dhe shpirtin e zi, që ke sa vjet që me injorancën tënde dhe ligësinë që ke brenda po vazhdon të bësh artikuj dashakeqës kundra meje, në dëshpërim për të bërë ndonjë lek me pseudoskupet e tua dhe me foto aspak koherente. Unë, ashtu si të gjithë artistët e “Këngës Magjike”, kam festuar çmimet e merituara. Mos ia servirni pas shumë muajve publikut, për të shitur kopjet e tua dhe për të më vënë lloj-lloj epitetesh, moj e mjerë! Të fala o “mami single”!”- shkruan Soni Malaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here