Papunësia mbizotëron në Tiranë e Vlorë, që Rilindja i ka më “për zemër”…

0
152

Norma e papunësisë erdhi në një trend ulje në tremujorin e parë të 2016, por një tregues që INSTAT publikoi për herë të parë, tregon që qytetet e Vlorës dhe Tiranës kanë papunësinë më të lartë në vend në krahasim mesataren në shkallë vendi prej 16.9 për qind. Papunësia e lartë në kryeqytet duket se po pasqyron presionin fiskal mbi njësitë e shërbimeve, ndaj të cilave janë dyfishuar taksat lokale këtë vit. Tirana e ka të bazuar punësimin 69.4% në sektorin e shërbimeve, 25.7 për qind në industri dhe vetëm 4.7% në bujqësi. Shkalla e lartë e papunësisë në Tiranë, arsyetohet edhe me numrin më të lartë të forcës së punës, pasi vetëm në tremujorin e parë popullsia e kryeqytetit është shtuar me 10 858 persona.

Vlora renditet e para për normën më të lartë të papunësisë me 26.7 për qind, duke u ndjekur nga kryeqyteti me një normë papunësisë 23%. Më tej normat më të lartë të papunësisë i kanë Kukësi, Lezha, Gjirokastra, dhe Durrësi. Harta rajonale e papunësisë zbardh të dhëna interesante për disa prefektura që në perceptimin e parë shquhen për nivel më të lartë mirëqenies se sa tregojnë shifrat. Të dhënat tregojnë se qytetet me bazë zhvillimin e turizmin të tilla si Durrësi, Vlora dhe Lezha kanë papunësi të lartë mbi mesataren kombëtare. Ndërsa qarqet që kanë të zhvilluar industrinë e rëndë dhe atë fasone të tilla si Berati, Shkodra, Elbasani dhe Fieri kanë papunësi më të ulet se mesatarja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here