“Mallkimi i 27”, Këngëtarët që kanë ndërruar jetë në këtë moshë

0
400

Klubi 27,është klubi i krjuar në emër të të gjithë artistëve të cilët vdiqën në moshën 27- vjeçare, për shkak të “jetës së shthurur” që ato bënin. Ky klub famëkeq ndryshe njihet dhe si Klubi i Përbotshëm 27, Mallkimi i 27-tës, etj. Me anë të këtij klubi, bëhet homazhi i të gjithë artistëve, të cilët kanë humbur jetën pikërisht në këtë moshë,duke e cilësuar moshën 27- vjeçare si një mallkim për këngëtarët. Shfletoni për të parë se cilët janë yjet më të popullarizuar që shkuan nga kjo botë në moshën 27-vjeçare kulmin e karrieres së tyre.

 

Amy Winehouse. Vdiq: Më 23 korrik 2011, kur kishte mbushur 27 vjet e 313 ditë – mbidoza narkotike.

Janis Joplin. Vdiq: Me 5 tetor 1970, kur kishte mbushur 27 vjet e 258 ditë – mbidoza narkotike. Grupi: The Kozmic Blues Band dhe Tilt Boogie Band.

Jim Morrison. Vdiq: Me 3 korrrik 1971, kur kishte mbushur 27 vjet e 207 ditë – “sulm ne zemer”. Grupi: The Doors.

Kurt Cobain. Vdiq: Më 5 prill 1994, kur kishte mbushur 27 vjet e 44 ditë – vetëvrasje me armë zjarri. Grupi: Nirvana.

Alan “Blind Owl” Wilson. Vdiq: Më 3 shtator 1970 – mbidoza narkotike, vetëvrasje e mundshme. Grupi: Canned Heat.

Ron “Pigpen” McKernan. Vdiq: Më 8 mars 1973 – hemoragji e brendshme e përzier me alkool. Grupi: Grateful Dead.

Les Harvey. Vdiq: Më 3 maj 1972 – goditja e rrymës pasi preku mikrofonin me duar të lagura. Grupi: Stone the Crows.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here