Cila gjallesë nxjerr penis të ri pas çdo kontakti seksual?

0
373

Shkencëtarkt janë habitur nga ky zbulim.  Kohët e fundit shkenca është përballur me një gjallesë që nxjerr penis të ri sa herë që kryen marrëdhënie seksuale me femrën. Madje, organi i ri shfaqet gjithnjë e më i madh…

Gjallesa në fjalë është një lloj kërmilli, chromodoris reticulata, që humbet penisin e vet pa dhembje dhe që në vazhdim rilind një tjetër, më të madh… Shkencëtarët nënvizojnë se chromodoris reticulata, është e vetmja gjallesë që mund të kryejë marrdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur, dhe të “flakë” tej penisin e vjetër e të përdorur,shkruan standard.al.

Ky lloj kërmilli jeton në Oqeanin Paqësor… Shkencëtarët që u morën me këtë studim disi të pazakontë dhe që e botuan në Royal Society’s journal Biology Letters, theksuan se kërmijtë në fjalë përveç penisit të ndryshueshëm kanë dhe një jetë tepër të veçantë erotike, mendohet se janë hermafroditë, domethënë kanë dy organe gjenitale (femërore dhe mashkullore) të cilat mund t’i përdorin në të njëjtën kohë.

Profesori Bernard Picton, studiues i gjallesave jovertebrore detare në Muzeun Kombëtar të Irlandës, shpjegoi: Penisi i tyre gjendet në pjesën e djathtë të trupit, kështu kur dy kërmijtë kryejnë raport seksual, njëri prek anën e djathtë të tjetrit,shkruan standard.al. Penisi i njërës gjallesë i përshtatet hapjes femërore të tjetrës, dhe anasjelltas. Në fund, të dyja gjallesat japin dhe marrin spermën që do t’i fekondojë.

Misteri u zgjidh kur shkencëtarët vendosën të kryenin anatomi në një prej kërmijve. Atje, u zbulua se penisi gjendet në formë spirale brenda barkut të tyre, dhe se kur bie pjesa e brendshme ai çmbështillet dhe e zëvendëson./standard.al

standard.al 2 (2) standard.al 2 (3)

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here