Nismat e reja/ Nis mbledhja e gomave dhe e gurëve nga rrugët, ku do shkojnë?

0
224

“Erion Veliaj me entuziazëm të madh shpalosi një nismë të re në një emision televiziv për të mbledhur gomat e përdorura, pasi janë të dëmshme dhe ndotin ambientin”

Kanë kaluar disa javë që nga shpalosja e një nisme të re nga bashkia e Tiranës. Kjo nisme si të gjithë të tjerat u publikua nga kryetari Erion Veliaj në një emision televizivë që ishte ftuar më shumë për të shpalosur idetë e tij se sa për të folur për problemet e shumta që ka qyteti. Për kryebashkiakun , çdo gjë shkon në rregull dhe nuk ekziston asnjë problem në Tiranë. Nisma e re kishte të bënte me mbledhjen e gomave të përdorura që nga shumë njerëz hidhen në rrugë. Sipas titullarit të bashkisë, gomat e makinave anës rrugëve krijojnë shumë probleme.  Në të vërtetë në Tiranë ky është një problem shumë shqetësues, pasi përveç afër gomisterive, gomat i gjen edhe në vende të tjera. Qytetarët e pa kujdesshëm pasi ndërrojnë gomat e makinave të vjetrat i hedhin ku të munden. Për këtë gjë Erion Veliaj duke pasur në favor të tijin edhe audiencën që po e ndiqte shpalosi idenë e tij për të mbledhur gomat e përdorura nga rrugët. Kjo ide u bë publike në studio e Ermal Mamaqit, për ti bërë sfidë dhe prezantuesit.

Prezantimi i idesë

Duke qenë se  emisioni nga i cili u bë prezantimi i idesë është një program i cili mundohet që të bëj humor, kjo nismë u duk pak e çuditshme dhe nuk u morr për bazë nga shumë njerëz. Askush në fillim nuk e besonte që kjo do të ishte një nga nismat që Veliaj do ta promovonte në rrjetet e tij sociale. Por ndodhi ndryshe kryetari i bashkisë që nga ajo ditë shpërndan në profilin e tij në “Instagram” foto që punonjësve të bashkisë duke mbledhur goma. Si diçiturë për foton ai herë zgjedh që të përgëzojë vartësit e tij, dhe herë i kujton sfidën që i kishte bërë Ermal Mamaqit. Në një nga fotot shkruante po mbajmë fjalën, sfida vazhdon. Postimet me goma nëpër duar dhe me gurë që mblidhen po shtohen çdo ditë në profilet e tij në rrjetet sociale. Sipas Veliaj, qytetarët  janë shumë të pakujdesshëm dhe Tirana ndotet çdo ditë, edhe pse sipas tij bashkia kujdeset që të mbledh çdo gomë që gjen në rrugë.

Shifrat  që deklarohen

Veliaj në diçiturat e fotove deklaron se janë shumë goma që hiqen çdo ditë nga rrugët e Tiranës. Sipas asaj që shkruhet në foto nga rrugët e Tiranës hiqen 1 mijë goma çdo ditë. “Jemi unike si përfundim. Mbi 1000 goma hiqen përditë nga rrugët e Tiranë. S’është për të qeshur, por do marrë me humor deri sa të emancipohemi”,- këto ishin fjalët e Veliaj. Duhet ti themi Veliajt që këto shifra janë pak të larta dhe pak të pabesueshme. Për këtë gjë duhet ti bëjmë disa pyetje të cilat na duken si të drejta?

Para se të nisim me pyetjet për Erion Veliaj duhet që të analizojmë pak këto fjalë që ka thënë në diçiturën e fotos. Velaij thotë që jemi unikë, që do të thotë që nuk ka asnjë vend tjetër si Shqipëria, që ka goma nëpër rrugë, kjo do të thotë që jemi vendi më pak i zhvilluar. Kjo deklaratë bie në kundërshtim me deklarate e mëparshme që tha se jemi një vend i zhvilluar. Më pas shkruan se nuk është për të qeshur, por duhet ta marrim me humor. Kjo kuptohet sikur bashkia e ka marrë këtë si një lojë, që do të thotë nisma e heqjes të gomave nga rrugët është një lojë e radhës. Në fund Veliaj ka thënë për qytetarët që duhet të emancipohen.  Pyetjet që kemi menduar për Veliajn janë të thjeshta, dhe besojmë që duhet sqaruar për opinionin publik, për ata që e kanë votuar.

Pyetjet për Veliajn

Thuhet se po hiqen 100 goma çdo ditë nga rrugët e Tiranës, a mund të besohet kjo shifër, pasi kjo do të thotë që 250 makina të ndërrojnë gomat çdo ditë dhe të gjithë ti lënë në rrugë?

Për mendimin tonë kjo shifër është pak e ekzagjeruar dhe do të thotë që Shqiptarët janë një popull i gjithi i papërgjegjshëm, dhe që ndot ambientin.

Shifra që jepet është e lartë, dhe lind një pyetje ku shkojnë të gjitha këto goma?

Duke mos pasur një deklaratë zyrtare ne po aludojmë për këtë gjë dhe duke parë zhvillimet e fundit që po ndodhin në park, se gomat po përdoren për të mbushur barin artificial në fushat e futbollit në Parkun Kombëtar të Liqeni Artificial. Kjo nuk është një gjë zyrtare, por janë lënë hapësira për të bërë aludime të tilla.

Pasi deklarohet se vetëm grumbullohen, po nuk jepen se ku, se si ato përpunohen?

As për këtë gjë nuk është thënë asgjë zyrtare, por mund të përdoren edhe në industrinë ricikluese, apo për prodhimin e materialeve plastike.

Riciklohen apo jo, digjen apo asgjësohen në ndonjë mënyrë tjetër?

A përdoren këto goma përsëri në industri apo vetëm asgjësohen?

As për këto pyetje nuk është lënë që të kuptohet një përgjigje nga postimet, apo nga deklarata të tjera

Tallja me publikun

Në një nga fotot e shumta që ka publikuar Erion Veliaj, ai tallet me qytetarët. Ja çfarë shkruan ai për si diçiturë për foton: “Mos u bëj rrotë, mos e nxirr rrotën në rrugë! I vendosur për civilizim me çdo kusht, nevoja nuk është alibi për mungesën e kulturës”.  Sipas Velaij të gjithë qytetarët që nxjerrin rrotat në rrugë, janë të gjithë rrota (një fjalë që përdoret në kontestin negativ). Veliaj u jep qytetarëve një këshillë që ata të mos bëhen rrota, dhe të mos nxjerrin gomat në rrugë. Por në këtë rast lind një pyetje, përse ai fyen qytetarët për këtë nismë që është nisur nga Bashkia?

Përse duhet që të fyhen të gjithë qytetarët, për një gjë që e bën një pakicë shumë e vogël?

Por edhe këtë herë asgjë përgjigje nuk do të merret nga Erion Vealij dhe nga Bashkia, pasi do cilësohen si një lajm nga fronti i të keqes.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here