Fleckenstein në Tiranë: S’negocioj për protestën. Takon Ramën e Metën

0
163

Sikundër edhe paralajmëroi në twitter, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, do të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh në ditën e parë të vizitës në vendin tonë.

Takimin e parë informal, Fleckenstein e zhvilloi me Ambasadorët e BE dhe SHBA, Romana Vlahutin  dhe Donald Lu në hotel “Rogner”.

Në një prononcim të shkurtër për mediat lidhur me protestën e opozitës, ai tha se vendi i çdo force politike është në parlament.

“Protesta duket e qetë.Vendi i çdo force politike është në parlament.Do takoj Bashën dhe do diskutojmë, por nuk do negocioj”.

Më pas sëbashku me Vlahutin  iu drejtuan Kryeministrisë, ku zhvilluan një takim me shefin e qeverisë Rama. Takimi përfundoi në orën 11:37.

“Pata një takim të mirë me kryeministrin Edi Rama. Do të takoj Metën dhe Bashën. Nuk do shkoj tek protesta e opozitës”.

Axhenda e takimeve vijoi me një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta në orën 11:45. Takimi perfundoi ne oren 12:54, ndërsa ishte i pranishëm edhe Ministri i Drejtësisë Vasili.

Në orën 15:45, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein do të zhvillojë një takim me Ministren e Integrimit, Klajda Gjosha.

Mësohet se Fleckenstein ka parashikuar një takim gjatë pasdites dhe me liderin e opozitës Lulzim Basha, por nuk ka një orar të përcaktuar.

Takimi pritet me interes në një kohë që opozita ka hyrë në ditën e katërt të protestës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here