Prokuroria i kërkon shenjat e gishtave për verifikim, reagon deputeti i PDIU

0
182
Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nLawmaker Aqif Rakipi during a parliamentary session.

Deputeti i PDIU­-së në Qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi ka reaguar për herë të parë për kërkesën e Prokurorisë për t’i marrë shenjat e gishtave, pasi dyshohet se ka rekorde kriminale.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rakipi thotë se prej 4 muajsh përflitet figura e tij duke shtuar se ky verifikim duhet të mbarojë sa më shpejt.

Ai shkruan se është gati për çdo verifikim, por thotë se me emrin e tij po luhet politikisht.

“Të nderuar qytetarë
Sot u njoha nga shtypi sic ndodh rëndom këto 3- 4 muajt e fundit, që Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar vazhdimin e verifikimeve për personin tim ..
Në mënyrë të përsëritur po ju deklaroj që jam i hapur për çdo hetim dhe se nuk kam asgjë për të fshehur, i bindur në pastërtinë time ..

Kërkoj që t’i jepet sa më shpejt fund këtij verifikimi nga Prokuria e Përgjithshme, sepse nuk është normale perfolja ime prej muajsh në media dhe opinion publik, duke shpresuar që të mos bëhet pjesë e lojrave politike”, shkruan Aqif Rakipi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here