“Opozita të rikthehet në parlament”/ Basha “injoron” Koçijançiçin: Ka disa BE…

0
318
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur sot deklaratës së Maja Koçijançiç në lidhje me protestën e PD-së.
“Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë, por me duhet të them se ka disa BE. Ka BE që dënon drogën, dënon korrupsionin dhe kërkon reformë në drejtësi. Po ashtu siç ka BE që injoron korrupsionin, drogën etj. Unë i referohem mbështetjes nga rezoluta e Partive Popullore Europiane dhe nga raportet e Bundestagut” , tha Basha duke folur në “Top Story” direkt nga protesta.
Kocijancic, e cila është zëdhënëse e KE-së, tha sot për TVSH se dialogu politik gjendet në Parlament dhe se bojkoti i tij vetëm sa pengon reformat dhe përkeqëson klimën politike.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here