Live nga çadra/ Lulzim Basha i vendosur : Protestë deri sa mazhoranca të tërhiqet

0
256

Kryetari i opozitës Lulzim Basha vazhdon të qëndrojë i vendosur për vazhdimin e protestës deri në arritjen e kauzës së tyre, krijimin e një qeveri teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjatë një prononcimi për Top-Story nga çadra e opozitës, Basha theksoi se dy rrugë janë që kjo protestë të përfundojë. Sipas tij, njëra është reflektimi i mazhorancës dhe tjera është që protesta të vazhdojë deri sa njëra palë të tërhiqet.

“Kryeministri dhe kjo mazhorancë dështuan me qëllim t’i japin vendit reformën zgjedhore. Dy rrugë ka për qeveri teknike; njëra është reflektim i mazhorancës dhe tjetra është rruga e përballjes deri sa një nga palët të tërhiqet.

Zgjedhje pa opozitën mbahen vetëm në vende diktatoriale. Do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, vendi nuk ecën asnjë milimetër drejt Bashkimit Europian”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here