Universiteti i Tiranës / Publikohen kriteret e pranimit të studentëve për vitin akademik 2017-2018 në gjashtë fakultete

0
551

“Ndryshojnë kriteret për fakultetet e Filologjisë dhe Gjuhëve të Huaja duke hequr vlerësimin për lëndët preferenciale”

Universiteti i Tiranës ka publikuar ditën e djeshme kriteret për çdo maturantë i cili do të kandidoj për ndjekjen e studimeve të larta në nja nga fakultet e kryeqytetit. Në muajin mars të gjithë maturantët do të nisin me plotësimin e formularit A1, të cilët do të zgjedhin dy lëndë në bazë të preferencës që ata kanë. Këshillohet që të zgjedhin lëndët ku ata kanë pasur një performacë të mirë gjatë viteve të gjimnazit dhe e cila nga vlerësimi i koeficientit të llogaritet maksimalisht, me vlerën 1.4. Në këtë mënyrë shanset e tyre për të fituar degën e preferuar janë më të larat. Gjashtë fakultetet e Tiranës kanë renditur kriteret e tyre për çdo aplikant.

Fakulteti i  Drejtësisë

Të gjithë maturantët të cilët do të aplikojnë në këtë fakultet, 50% të pikëve do ti marrin nga mesatarja e tre viteve të gjimnazit, përfshirë këtu edhe notat e provimit të Maturës Shtetërore. Pjesa tjetër që mbetet, do ta ketë nota e pesë lëndëve preferenciale. Këto lënë janë: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Histori, Ekonomi, Gjuhë e huaj dhe Qytetari, ku secila vlerësohet me 10%, duke plotësuar kështu 50%  mbetur.

Fakulteti i Filologjisë

Ky fakultetet vjen me një risi për këtë viti, i cili nuk ka lëndë preferenciale. Programet e studimit do të vlerësohen me 80% të rezultatit nga mesatarja aritmetike e tre viteve te studimit në shkollën e mesme. Pjesa tjetër e mbetur, praktikisht 20%  të pikëve maturantët i marrin nga mesatarja aritmetike e lëndëve të maturës shtetërore.

Fakulteti i Ekonomisë

Formula për përzgjedhjen e studentëve në këtë fakultet është e njëjta me procedurat e vitit që lamë pas. Nota mesatare e shkollës së mesme për tre vite, përfshirë edhe provimet në maturën shtetërore, të cilat bëjnë 50 % të vlerësimit. Ndërsa pjesa tjetër e mbetur llogaritet në bazë të lëndëve preferenciale. Në secilin program studimi, lënda e Matematikës dhe Ekonomisë do të vlerësohet me 15%, ndërsa Fizika dhe Gjuha e Huaj me 10 %.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Edhe fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka pësuar një ndryshim përsa i përket kritereve që duhet të plotësoj çdo aplikant, në krahasim me vitin që kaloj. Ashtu si Filologjiku, ka hequr lëndën preferenciale. Studentët do të pranohen vetëm në bazë të notës mesatare të tre viteve të gjimnazit përfshirë edhe provimet e maturës. Peshën më të madhe apo ndarja me përqindje nuk eshët bërë me dije.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Në këtë fakultet maturantët 25 % të pikëve i marrin nga mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollës së mesme. Ndërkohë 25% të vlerës I marrin nga notat e provimeve shtetërore. 50%i mbetur shkon për lëndët preferenciale të cilat janë: biologjia, kimia, fizika dhe matematika.

Fakulteti i Shkencave Sociale

Në këtë fakultet vlerësimi për çdo aplikant do të bëhet në mënyrë të tillë, ku 50% të vlerësimit do ta ketë nota mesatare e tre viteve të shkollës së mesme. 40% të vlerësimit do ta ketë mesatarja e thjeshtë e tri provimeve të detyrueshme, matematika, gjuhë-letërsia dhe gjuha e huaj. Ndërsa 15% të pikëve  kandidati I merre nga provime me zgjedhje. Lëndët me zgjedhje për do të jenë: Qyteatri, Sociologji, Filozofi, Psikologji, Histori, Gjeografi, Biologji, ekonomi dhe Teknologji.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here