U cënua siguria kombëtare, por zv.ministri i Ramës ka mendim tjetër: Ndodhi e keqja më e vogël!

0
111

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu  deklaroi pak minuta me pare se siguria e aeroportit Kombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, do të merret përsipër nga komisariati i policisë së Rinasit. Në një deklaratë për mediat, Veliu tha se shefi i komisariatit të policisë së Rinasit, krahas detyrave funksionale që do të ketë për kontrollin e menaxhimit të kufirit, merr edhe përgjegjësinë e drejtimit, menaxhimit, kontrollit dhe bashkëpunimit me kompaninë e sigurisë në aeroport, për të bërë të mundur kthimin e sigurisë në ato parametra që kërkojnë qytetarët, por edhe standardi i Aviacionit Civil.“Nisur nga kjo, sot shefi i komisariatit të Policisë së Rinasit merr edhe përgjegjësinë e drejtimit, menaxhimit, kontrollit dhe bashkëpunimit me kompaninë e sigurisë në aeroport, për të bërë të mundur kthimin e sigurisë në aeroport. Për këtë do kërkojmë çdo ditë rritjen e parametrave të sigurisë”,- tha Veliu.

 

Grabitja e 10 milion eurove, zv/ministri i Infrastrukturës: Ndodhi e keqja më e vogël 

Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli: Kemi dhënë rekomandime për rritjen e sigurisë. Parametrat e sigurisë që janë bërë në pranverë të 2013 do ndryshojnë duke pasur parasysh ngjarjen e djeshme. Do të jetë Policia e Shtetit që do marri përgjegjësi.

Koncesionari nuk ka qenë në gjendje të krijojë atë nivel sigurie që kërkohet sot, referuar ngjarjes së mëparshme. Shumë shpejt do të ketë informacione se çfarë ju gjet personit të vrarë. Duhet thënë se ka ndodhur e keqja më e vogël, humbje financiare, por fatmirësisht nuk kemi pasur humbje në njerëz

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here