Bilanci i aksidenteve në pak orë/ 3 të vdekur në Laç, Fushë Krujë dhe Gjirokastër

0
137

aksident-300x2253 viktima në 3 aksidente të ndryshme janë shënuar në harkun kohor të 12 orëve përgjatë superstradës Laç- Fushë Krujë.

Mëngjesin e sotëm ka humbur jetën 19-vjeçari Anton Lleshi, i cili drejtonte një automjet tip “Pezho”. Mjeti i drejtuar prej 19-vjeçarit ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në vendin e quajtur kthesa e Patokut. I riu ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri, vëllai i viktimës, Petrit Lleshi 50- vjeç ka marrë plagë në trup. Mjeti ishte me shpejtësi të madhe në çastin e aksidentit, çka ka bërë që drejtuesi të humbë kontrollin e të dalë nga rruga.

Ndërkohë në orët e mesnatës po në aksin Laç- Fushë Krujë në një tjetër aksident ka humbur jetën 26-vjeçari Alfred Gjini, i cili udhëtonte si pasagjerë në automjetin Renault Clio, që drejtohej nga Eduard Çakoni, nga Laçi 28- vjeç, i cili ka mbetur i plagosur. Plagë ka marrë dhe një tjetër person, Armando Cakoni, që udhëtonte në të njëjtin mjet. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin e traumave në Tiranë, por 26-vjeçarin Alfred Gjini, ndërroi jetë.

Ndërkaq në jug të vendit, në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, në vendin e quajtur Sofratik, automjeti “Opel” me targa greke YNP që drejtohej nga Grigor Magllara, 51- vjeç nga Vrisera Gjirokastër, ka përplasur këmbësoren M.B, 40 vjeç nga Libohova ndërsa kalonte rrugën. Për pasojë 40-vjeçarja është transportuar me helikopter për në Tiranë por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency