Fustani që tërboi femrat shqiptare, mendoni se bëtë blerje të zgjuar, por ja si jua kanë futur

0
634

Ky që shikoni në fotot e mëposhtme është një prej modeleve më të pëlqyera të fustaneve nga të gjitha femrat si në Shqipëri edhe në Kosovë për stinën e dimrit. Madje shumë prej tyre kanë menduar seriozisht të blejnë një fustan të tillë e ta veshin atë natën e ndërrimit të viteve.

Mirëpo, edhe pse vajzat tona mendojnë se janë duke bërë një zgjedhje të zgjuar dhe të leverdishme, ndoshta e kanë gabim. Ky është me të vërtetë një fustan i bukur, por a e dini se si varion çmimi i tij në Kosovë dhe në Shqipëri?

Një “futje” të madhe që i bëhet konsumatorit në këtë rast. Çështja është shumë e thjeshtë. I njëjti fustan, me të njëjtat karakteristika, në një faqe shqiptare në Instagram shitet me çmimin prej 35 mijë lekësh (të vjetra), ndërsa në një butik në Kosovë shitet për 10 euro, që i bie diku tek 15 mijë lekë të vjetra. Pra, nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, i thonë rreth 20 mijë lekë më shumë po shitet ky fustan në Shqipëri, i cili kush e di se sa para blihet dhe cila është kostoja e vërtetë.Të tilla raste janë pafund në numër dhe ky është një fenomen gjithmonë e më në rritje.JOQ

1-192 2-167

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here