Rrëmujë në tregun e sigurimeve, polecat e makinave rriten e ulen pa kriter

0
209

Ende nuk ka një afat se kur ai mund të përfundojë procesin e konsultimit dhe t’i dërgohet për miratim qeverisë e më pas Kuvendit

Tarifat e policave të sigurimit TPL, i janë rikthyer sërish çmimeve të vendosura që në gusht të vitit të kaluar në rreth 19,000 lekë, duke shkaktuar jo pak konfuzion te konsumatorët. Në më shumë se një javë çmimet e këtyre policave pësuan disa luhatje, ku ditën e premte arritën nivelin më të ulët në rreth 10,000 lekë. Një shifër e cila është ndjeshëm më e ulët se çmimi i primit të rrezikut të përcaktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e që duhet të shërbejë si bazë për shoqëritë e sigurimeve në përcaktimin e çmimit final për konsumatorët.

E njohur me situatën në të cilën po kalon tregu, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare shprehet se miratimi sa më i shpejtë i projektligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në transport” do të disiplinonte tregon dhe do të përcaktonte vendosjen e standardeve. Në një takim informal me përfaqësues të medias mbi funksionimin dhe rolin e AMF-së, me fokus tregun e sigurimeve, drejtues të këtij institucioni i shprehën se drafti i projektligjit ndodhet prej disa kohësh në Ministrinë e Financave. Ende nuk ka një afat se kur ai mund të përfundojë procesin e konsultimit dhe t’i dërgohet për miratim qeverisë e më pas Kuvendit.

Sipas drejtuesve të AMF-së gjithçka është gati për të vënë në funksionim sistemin Bonus – Malus ( me fjalë të thjeshta nënkupton ‘shofer i mirë, shofer i keq) dhe herë pas herë bëhen testime për të parë ecurinë. AMF deklaroi gjithashtu se ka një bazë të dhënash në lidhje me dëmet e ndodhura. Me miratimin e ligjit dhe hyrjen në fuqi të tij sistemit do t’i lihet në dispozicion, sipas AMF-së, një vit që të nis zbatimin. Drejtuesit e Autoritetit bëjnë të ditur se kjo bëhet me qëllim që t’i lihet kohë operimi sistemit “Malus’ e për të mos pasur arbitrazh në treg.

Zbatimi i sistemit Bonus – Malus nuk do të ketë efekt prapaveprues, pra çdo historik i kaluar dëmesh apo aksidentesh nuk do të merret në konsideratë. Kontratat e reja të sigurimit do të kenë afat 1 vjeçar dhe të gjithë drejtuesit do të përfshihen në një klasë të përgjithshme sigurimi dhe më pas do të ketë ndarje. Në bazë të historikut, pozitiv apo negativ drejtuesit të mjetit do t’i përcaktohet edhe çmimi i policës që do të paguhet. Nëse do të ketë historik pozitiv do të paguajë më pak dhe anasjelltas. Por, çështja tani është se kur do të miratohet ligji që do t’i hapë rrugë jo vetëm zbatimit të këtij sistemi, por disiplinimit të gjithë tregut të sigurimeve, së cilit po i zgjat shumë ‘tranzicioni’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here