Hyri të vidhte por e gjen më e keqja, shqiptari përfundon i vdekur në Itali

0
212

Ujërat e kanalit në Gratacasolo, afer Pisogne, kanë nxjerrë trupin e shqiptarit Dorian Puja, 25-vjeç, i cili u zhduk pa gjurmë natën e 10 dhjetorit të shkuar, pasi tentoi të grabiste një banesë shoqëruar nga një tjetër shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se me lajmin e policisë merr fund edhe ankthi i pritjes për familjen e tij në Chiari, e cila tani hap dyert e mortit.

Sipas policisë, shqiptari, i njohur për karabinierët për shkak të precedentëve, ishte përpjekur të bënte një grabitje, por në tentativë e sipër ishte zhdukur.

Bashkëpunëtori i tij pasi kërkoi e nuk e gjeti iu drejtua familjes e ajo më pas policisë. vetë bashkëpunëtori tregoi cfarë kishte ndodhur dhe i tha policisë se 25-vjeçari për të shpëtuar u fut në rrjedhën e kanalit, por nuk u pa më prej atij momenti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here