Duka: Rama nuk e mbulon dot më tepsinë e bërë shoshë nga dështimet, braktisjen e fshatit…

0
1980
Kreu i PAA-se, Agron Duka deklaron se Edi Rama nuk e mbulon dot më tepsinë e bërë shoshë nga dështimet, braktisjen e fshatit.
“Vetëm sepse Rilindasi ka braktisur shqiptarët ata braktisën familjet dhe vendin e tyre.
Rama nuk e mbulon dot më tepsinë e bërë shoshë nga dështimet, braktisjen e fshatit. Përçmimi i shqiptarëve punëtorë, njerëz fisnik, sfidues dhe të suksesshëm kudo në botë dhe në çdo sfidë, veç në Shqipëri ka mundësi pune vetëm për politikanët e korruptuar dhe të kapur nga krimi dhe oligarkët që vrasin dhe shtypin çdo iniciativë të lirë, është prova rrënqethëse e modelit të disa rilindasve hajdutë.
?Mirënjohje qindra mijëra fermerëve, blegtorëve, peshkatarëve, agrobiznesit dhe agroturizmit, që edhe pse të braktisur nga Krye-Rilindasi, mbijetojnë duke punuar dhe sakrifikuar gjithçka për të mirë-arsimuar fëmijët e tyre, për të paguar kostot e rënda të sëmundjeve dhe të ruajtjes së shëndetin. ?Rilindasit e pangopur dhanë gjatë 8 viteve vetëm 57 qindarka financime nga buxheti për bujqësinë nga 100 lekë të prodhimit të brendshëm bruto/GDP-së.
?Edhe rritja e mbështetjes së BE nuk shkon në rritjen e buxhetit për zhvillimin e qëndrueshëm rural por për të mbushur gropat e zeza të taksave të vjedhura dhe gjobave marramendëse nga gjykatat ndërkombëtare.
??PAA reagon kundër përçmimit publik të Ramës si e vetmja mënyrë për të mbuluar me tepsinë e bërë shoshë diellin e shpresën kundër errësirës keq-qeverisëse 8 vjeçare”, shprehet Duka.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here