Zhvillimi i zonave rurale/ PL: Qeveria ka dështuar me certifikatat pronësore të tokës bujqësore

0
99

Anëtarari i Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, Roni Telegrafi ka reaguar në lidhje me një shqetësim tejet sërioz për zhvillimin e zonave rurale, ku sipas tij qeveria ka dështuar me procesin e lëshimit të certifikatave pronësore të tokës bujqësore.

Në deklaratën për mediat, Telegrafi ka theksuar se ‘njëjtë si me buxhetin e shtetit, i cili parashikon miliona për koncesionet dhe buxhetin më të ulët në rajon për bujqësinë, qeveria shqiptare me politikat dhe menaxhimin e sektorit të bujqësisë, është vendosur kundër fermerit shqiptar dhe bujqësisë shqiptare duke favorizuar importin në vend të ekonomisë prodhuese shqiptare’.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë!

1-Jemi në këtë komunikim publik për të ngritur një shqetësim tejet sërioz për zhvillimin e zonave rurale. Ky shqetësim lidhet me procesin e lëshimit të certifikatave pronësore të tokës bujqësore.   

2-Kujtojmë se procesi i pajisjes me certifikata pronësie për tokat rurale nisi me tamtame të zhurmshme televizive nga kjo qeveri. E megjithatë, sot mund të themi me plot gojë se tashmë ky është një proces krejtësisht i dështuar.

3-Dhe është ky dështim ndër shumë të tjerë që po i shtyn shqiptarët majë gomoneve mbi dallgët e kanalit anglez për në Britani.  

4-Sipas të dhënave administrative, në 4 vitet e fundit, në rang vendi, janë dhënë nga kadastra vetëm 5% e certifikatave të pronësisë që burojnë nga AMTP-të e viteve 90. Në veri kjo shifër është më pak se 1%.

5-Nga ana tjetër, edhe Ligji 20-20 i cili u miratua në parlament si një zgjidhje lehtësuese për çështjen e pronësisë së tokës në fshat, është një dështim i plotë gjithashtu.

6-Sipas Ligjit, që një fermer të pajiset me certifikatë pronësie i nevojiten jo më pak se 13 dokumenta origjinale. Një barrë e tilëe administrative vetëm “zgjidhje lehtësuse” që nuk mund të quhet.

7-Këto barra administrative janë shndërruar në shkopa të trashë në rrotat e bujqësisë shqiptare. Pa certifikata pronësie, fermerët e kanë të pamundur të kreditohen; të pamundur të përfitojne grante; të pamundur të përthithin investime.

8-Dhe janë këto pamundësi të cilat po i shtyjnë fermerët të braktisin tokat dhe të marin rrugën e mundimshme të emigrimit të paligjshëm.

9-Për të ndalur këtë emigirim drejt brigjeve të saj, qeveria britanike ka financuar një sërë projektesh zhvillimore në bujqësi me fond 10 milionë euro në zonat e veriut të Shqipërisë. 

10- Me këtë iniciativë, qeveria Britanike ka identifikuar se emigracioni shqiptar drejt saj si shtysë kryesore ka mungesën e financimeve në fushën e bujqësisë. Sikur qeveria jonë të kishte të njëjtin ndërgjegjësim për bujqësinë, fermeri shqiptar nuk do ta kërkonte fatin rrugëve të Londrës por në tokën e tij.

11-Njëjtë si me buxhetin e shtetit, i cili parashikon miliona për koncesionet dhe buxhetin më të ulët në rajon për bujqësinë, qeveria shqiptare me politikat dhe menaxhimin e sektorit të bujqësisë, është vendosur kundër fermerit shqiptar dhe bujqësisë shqiptare duke favorizuar importin në vend të ekonomisë prodhuese shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here