Gaxhai/ I forti i vlorës flet hapur:Të fortët dhe të rrezikshmit janë jashtë

0
334

Gazmend Braka, i njohur ndryshe si Gaxhai, që u arrestua në vitin 1997 për kryerjen e një sërë krimesh me bazë në qytetin e Vlorës vijon rrëfimin e tij për të shkuarën dhe si u përfshi në ngjarjet kriminale. Një bisedë nga afër për Gazetën Shekulli, ai sjell fakte të pathëna më parë.

Duket se tashmë Braka i është nënshtruar fatit të tij. Pranon dënimin e dhënë nga gjykata dhe shprehet se nuk ka menduar asnjëherë të rikthejë çështjen. Futjen e tij në botën e krimit, “Gaxhai” thotë se e ka dhuratë nga politika. Ndërkohë ka një peng.

“Pengu më i madh që unë kam është politika. Pushtetarët na armatosën, ata na futën në këtë rrugë. Ne u vramë me njëri-­tjetrin, jo se ishim killera, por u vramë si puna e kaposhit”, shprehet “Gaxhai”.

Për qeveritarët e të gjitha krahëve ka vetëm një kërkesë. “Qeveritarët duhet të bëjnë një ligj për vitin 1997”, thotë ai.

“Gaxhai” nuk e mohon faktin se në njëfarë mënyre është me fat që është në burg, kur mendon se një pjesë e shokëve dhe rivalëve të tij janë vrarë.

Gazmend të gjithë të njohin si “i forti i Vlorës” dhe person i rrezikshëm, si ndihesh aktualisht?
Në ato kohë është e vërtetë që ashtu na njihnin. Por duhet të kuptojmë një gjë. Të fortët dhe të rrezikshmit janë jashtë. Ah ne! Ne që ndodhemi sot duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm them me plot bindje se jemi viktima. Nuk do shumë për të kuptuar. Ne jemi viktima të politikës së mbrapshtë të vitit 1997. Tani kur e mendoj dhe e analizoj nxjerr këtë rezultat.
Ndiheni të përdorur nga politikanët?
Bëj përgjegjës të gjithë politikanët për këtë problem. Ne jemi dënuar për krimet që kemi kryer. Por kjo s’do të thotë se duhet të qëndrojmë përjetë në qeli. Pushtetarët duhet të bëjnë një ligj të veçantë për’97. Ne ishim të vegjël, na kapi ajo valë. Armët nuk i kishim në banesa. Ato na i dha vetë politika e cila lejoi ardhjen e atyre trazirave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here