Djali në Tiranë i bën dhuratë të dashurës, por gjen mënyrën e shëmtuar për të fshehur ….

0
203

Jo vetëm vajzat, por edhe djemtë në këtë ditë të dashurisë kanë menduar që të vlerësojnë njeriun e tyre të zemrës me dhurata të veçanta. Kështu, një djalë në Tiranë ka blerë një buqetë të bukur me lule për “gjysmën” e tij, por si mund të ecte në rrugë me tufën në duar, ndoshta dikush nga shoqëria mund ta shikonte dhe ta tallte, ndaj ai ka menduar një mënyrë të shëmtuar për të mos rënë në sy.

Me një qese të thjeshtë plastike ai ka mbuluar komplet lulet, duke i thyer dhe ulur kokën atyre. Në foton e postuar nga Ivana Dervishi më përshkrimin “mënyra e gabuar për të dhuruar lule”, kjo foto tregon se Shën Valentini festohet pothuajse nga një pjesë e konsiderueshme njerëzish, por për shkak të ironisë dhe talljes që ka marrë kjo ditë simbolike e dashurisë në ditët e sotme, shumë persona kur i pyet thonë: “Çne unë të festoj Shën Valentinin, pse katunar të dukem”, por në të vërtetë vdesin që të marrin një dhuratë apo surprizë nga njeriu i zemrës.

Gjithsesi, pavarësisht mënyrës sesi i ka mbledhur lulet për t’ju fshehur opinionit publik, të paktën ky djalë është kujtuar për njeriun e zemrës, ndaj falni sa më shumë dashuri o njerëz dhe mos dëgjoni fjalët e botës…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here