Pranë banesës ku jetonte, 40 vjeçari qëllohet me armë në Shkodër

0
60

Një person është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër, pranë banesës së tij, në afërsi të shkollës “Oso Kuka”.

Ridvan Kruja, 40 vjeç ka marrë 1 plumb në trup. Ai është dërguar në spitalin Rajonal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon per identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes rrethanat e së cilës nuk dihen ende.

Policia njofton se: “Rreth orës 21.20 ka ardhur një telefonatë ne sallën operative se në afersi te shkolles “Oso Kuka “ lagje Vojo Kushi Shkoder, është dëgjuar një e shtënë arme zjarri. Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet paraprake rezultoj se është plagosur me armë zjarri shtetasi R. K. 40 vjec banues në lagjen “Vojo Kushi”, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.  Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here