Noizy përze Encën nga grupi OTR, e quan atë mosmirënjohse

0
316

Mbrëmjen e djeshme Enca Haxhia ka dhënë një intervistë ku ka treguar për arritjet e saj dhe se si u bë pjesë e label-it Universal.

Po kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Noizy-t, i cili ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram.

Reperi tregon se pas arritjeve të Encës fshihet ai dhe grupi OTR. Madje atij nuk i ka pëlqyer aspak mosmirënjohja e këngëtares.

Statusi i plotë :

“Hajdutët kanë arsye që vjedhin, Ai që vret ka 1 arsye të fortë që vendos të vrasë, gjithashtu edhe ai që gënjen ka arsyet e veta kuptohet, por të jesh mosmirënjohës se kuptoj,

E kuptoj që ti don tu tregosh njerëzve me këmbngulje që je self made, Por të gjithë e dinë se kush të bëri, të gjithë e din kush ishe kur ishe vetëm, dhe të gjithë e dinë se kush u bëre kur u bashkove me OTR, kështu që atë self made shko thuja dikujt tjetër jo neve, nuk është turp të thuash që më ka ndihmuar grupi, sepse don s’don ti jemi grupi ma i suksesshem në Shqiptari, ishe a nuk ishe ti asgje nuk do ndryshojë.

Ti dhe “stafi” keni hyrë në Universal me forcat tuaja? Cili staff? Shoferi makinës Apo make up artist!? Mos harro se as nuk të njifnin dhe u desht të bisedoja 30 min me to për ty dhe që vendosëm të japim 1 shans, dhe gjithë kjo bisedë është inçizuar për prova.

Shko thirr gazetarët prapë dhe jep intervistë të saktë, pa rrena, se s’ke arsye. Deri atëherë je jashtë grupit OTR.”- shkruan ai bashkangjitur me një foto me sfond të zi në Instagram.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here