12 gjërat që çdo mashkull i bën pas ndarjes me një femër

0
2482

Nëse mendoni se meshkujt janë absolutisht gjakftohtë dhe nuk kanë ndjenja, gaboni. Disa javë, ndoshta edhe muaj, pas ndarjes, ai ndoshta do të shpenzojnë pak kohë në secilin nga këto 12 hapa.

Një djalë mjaft i zakonshëm, do ta quajmë Mark, ka vendosur të ndajë me ne atë që ai dhe të tjerët si ai bëjnë, kur ndahen me të dashurën!

Dehemi dhe i ftojmë miqtë

Ne kemi ndjenjat për të cilat flasim, dhe kemi nevojë për pije për të lehtësuar procesin. Kështu fillon shërimi jonë.

Bëjmë diçka që ‘ishi’ ynë nuk do ta lejonte

Duhet patjetër të dëshmojmë se ajo ka qenë një barrë për ne dhe që na ka mbajtur larg nga të gjitha që për ne janë krejtësisht argëtuese. Asaj nuk i pëlqen të ha drithëra dhe të shikoj vizatimorë në tre të pasditës të shtunave? E pra, ajo nuk është më shefi. Ngjashëm me këtë, nëse dëshirojmë që të dehur në dy të mëngjesit ta pushtojmë kuzhinën, për të bërë një sanduiç, ne do ta bëjmë këtë. Dhe mos harroni bezdisjen e saj në lidhje me cigaret? E pra, sapo kam blerë një kuti dhe do ta pi, kur të dua dhe ku të dua unë.

Nuk i ndërrojmë çarçafët

Kush brengoset për këtë?

Mendojmë për ‘ish’ të tjerat

Meqë na keni helmuar, kujtimet tona më të mira të seksit ju përfshijnë ju. Për këtë na duhet një strategji e sigurt për t’i shmangur. Dhe këto janë ‘ishet’ tona të fundit. Ato janë loja e ndershme. Na kujtohen disi akoma se si duken lakuriqe dhe nuk ka emocione – gjë e vërtetë.

Shikojmë porno filma

E dini, sa më shumë mendojmë për ‘ishet’, aq më shumë na kujtohet se pse kemi ndaluar të bëjmë seks me to. Por gratë nga filmat porno? Ato nuk mund të thonë gjëra të këqija dhe të bëjnë premtime të cilat nuk i plotësojnë. Faleminderit që nuk jeni ish-të dashurat tona.

Spiunojmë në Facebook

A po argëtoheni më shumë se ne?! Duket sikur po argëtoheni më shumë se ne! Pse dreqin po argëtoheni më shumë se ne? A nuk duhet të jeni të piklluara?!

Puthemi me femrat e rastit

Përpjekja e parë që të vazhdojmë jetën tonë seksuale mund të jetë e çuditshme.

Varësisht nga situata (sa jemi të dehur), ne mund edhe të fillojmë të flasim për ‘ish-en’, çka ka bërë gabim dhe se do të ndjehet keq për të gjitha – dhe e tërë kjo duke u përpjekur që t’i joshim femrat e tjera. “Unëëë e kam përrrballuuuar ploootësisht”! duke pirë edhe më shumë birra. “Taaani po tttë duuua shuuumë”.

Sillemi në formë

Meqë ndjehemi keq gati për disa javë dhe ngopemi me gjithçka, kemi shtuar për disa kilogram. Për këtë shkojmë në palestër, por duke menduar rrugës – hej nëse rregullohem, ajo do të kuptojë se nuk është dashur të më lë kurrë. Jo se ne gjithmonë duam të pajtohemi, por dëshirojmë që vërtetë të keni dëshirë të ktheheni përsëri.

Blerja

Tani dukemi shkëlqyer, do ta mallkoni ditën që na latë!

Do të ju kërkojmë fshehurazi në vende publike

Skenojmë masë me shpresë të ju shohim. Paramendojmë se çfarë do të ndodhë kur do të na shihni, çfarë do të jetë reagimi. Ndoshta do të na ftoni për kafe. Kjo kafe do të duhet të presë, por ishte shumë mirë që ju pamë. Vërtetë po.

Fillojmë të pajtohemi me këtë

Me kalimin e kohës, pushojmë së menduari aq shumë për ju. Por pa koinçidencë, kjo fillon të ndodhë kur të fillojmë të zhvillojmë një lloj ndjenjash për ndonjë grua tjetër. Kur dalim, ndihemi mirë. Së fundmi zhduket ajo ndjenja sikur me këtë po ju mashtrojmë, e kuptojmë se jemi meshkuj ‘singl’ të cilët munden lirshëm të dalin dhe të njohin vajza të reja. Dhe papritmas e kuptojmë se kjo nuk është më e keqe.

Dhe në fund ju urojmë gjithë të mirat

Në një moment pushojmë të mbajmë zi për atë lidhje dhe pushojmë të shpresojmë se jeni të dëshpëruara. Ju jeni një njeri i mirë që meriton të gjitha të mirat, edhe pse ndonjëherë shpresojmë se i dashuri juaj i ri ka një penis të vogël dhe marrëdhënie të komplikuar me nënën tënde. Por seriozisht tani, ne jemi të lumtur kur gjërat janë duke ju shkuar mirë. Me të vërtetë shumë të lumtur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here