Mijëra famije të zhytur në varfëri/ PD akuzon Ministrin e Shëndetësisë: Beqajt i rritet pasuria me 1 miliardë e 300 milionë lekë

0
119

Luciano-BociPartia Demokratike ka akuzuar nëpërmjet deputetit Luciano Boçi Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn, për gjëndjen skandaloze në spitale, e cila sipas tij, është më kritike se kurrë. Boçi tha se në një kohë kur qytetarët nuk marrin shërbimet e duhura, pasuria e ministrit Beqaj është gjithmonë e në rritje. “Kur qytetarët nuk marrin shërbimet e duhura, kur mungojnë medikamentet dhe radhët e prindërve, fëmijëve të vegjël dhe të moshuarve janë dramatike, me pamjet që kanë dalë në media, biznesi i Ilir Beqës njeh rritje. Qeveria ka menduar që kampioni i korrupsionit të marrë një pako të mirë me para edhe ditën e Vitit të Ri” – deklaroi Boçi. Ndërkaq deputeti i PD-së shtoi për Beqajn se: “Ai ka thënë se, edhe pse më 31 dhjetor qeveria mbylli sportelet, ajo sipas tij nuk mbylli arkën e shtetit për Ilir Beqajn, që kaloi tek firma e tij private 1 miliard e 300 milionë lekë”. Po ashtu, Boci theksoi se mijëra familje në fundvit, janë gjendur në vështirësi financiare, ndërkoqë që Ministri i Shëndetësisë i ka shtuar pasurisë së tij 1 miliardë e 300 milionë lekë. “Kur mijëra familje në vend nuk gëzonin dot natën e Vitit të Ri prej varfërisë, mungesës së gjelit në tavolinat e tyre, Ilir Beqaj i kishte shtuar pasurisë së tij edhe 1 miliardë e 300 milionë lekë.Teksa numri i tenderave për “Intech Plus”, kompania e themeluar nga Beqja, shtohet çdo ditë, paratë e marra nga taksat e shqiptarëve kanë kaluar shumën e 12 milionë dollarëve.  Ky është korrupsioni i thellë e i pandalshëm i kësaj qeverie, i Edi Ramës dhe 40 hajdutëve të tij. Kjo hajdutëri prej 3 vitesh sundon vendin, varfëron shqiptarët dhe pasuron Edi Ramën e ministrat e tij. Ky është viti i fundi i kësaj klike zhvatëse. Qytetarët, populli është në këmbë për të ndalur vjedhjen, abuzimin, plackitjen e parave dhe pasurisë së shqiptarëve” – deklaroi Luciano Boçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency