Vokshi: Rama pasardhës i diktaturës, të tregojë kush ekzekutoi poetin Havzi Nela

0
163

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetja Albana Vokshi u takua me drejtueset e LDG- se Lezhë, Mirditë dhe Kurbin nga ku bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 18 shkurtit në Tiranë për të rrëzuar qeverinë dhe për të çuar Shqipërinë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Nga Tirana nis një lëvizje popullore pa kthim, e cila do të përfundojë vetëm me largimin e kësaj qeverie të korruptuar, antisociale, të lidhur me krimin e organizuar. Sot qeverisemi nga kriminelë. Pushteti duhet t’u kthehet qytetarëve. Edi Rama erdhi në pushtet me vota të blera. Ndaj e mbushi Shqipërinë me hashash, sepse kërkon paratë e drogës që të blejë votat në zgjedhjet e ardhshme. Lezha dhe e gjithë Shqipëria duhet të bëhen barrikadë përballë kësaj organizate kriminale, që varfëroi dhe gjysmën e popullsisë. Me politikat korruptive në arsim, të rinjtë dhe te rejat e talentuar ngelën pa shkollë. Me shkatërrimin e administratës , gratë profesioniste u hoqën nga puna dhe u përndoqën politikisht. Gratë kryefamiljare dhe viktimat e dhunës u lanë pa mbrojtje sociale dhe ligjore. Pensionistët i detyruan të hapin procese gjyqësore për të vërtetuar vitet e punës në diktaturë. Afro 30 % e popullsisë emigroi prej varfërisë dhe për arsye sigurie. Rama me axhendën e korrupsionit vodhi buxhetet publike, rriti taksat dhe çmimet, falimentoi biznese dhe monopolizoi sektorë strategjikë. Ndaj të ngrihemi të gjithë bashke në 18 shkurt në protestën e pandalshme: qëllimi final, pushteti t’i kalojë popullit, kjo është demokracia!”

Deputetja Vokshi e quajti hipokrizi propagandën e Kryeministrit me historitë e ish sigurimit të shtetit. Vokshi tha se Rama është pasardhës i atij regjimi dhe i kërkoi të tregojë se kush firmosi për ekzekutimin e poetit Havzi Nela.

“I bëj kërkesë Edi Ramës që bashkë me dosjen e Musine Kokalarit të hapë edhe dosjen e Havzi Nelës dhe të tregojë se kush ka firmosur për ekzekutimin e tij.”, tha Vokshi. Në takimin e Vokshit me strukturat e Lidhjes Demokratike të Gruas të degëve Lezhë, Mirditë dhe Kurbin mori pjesë edhe deputetja e Mirditës Albina Deda, e cila theksoi gjendjen e vështirë ekonomike të mijëra familjeve dhe vështirësitë me të cilat përballen gratë dhe vajzat në këto zona të braktisura nga qeveria për hakmarrje politike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here