Studimi: 100 vende të UNESCO-s drejt zhdukjes

0
189

Më shumë se 100 vende natyrore, të shpallura trashëgimi e Unesco-s, të shpërndara në gjithë botën tani janë në rrezik zhdukje dhe vetëm për faj të njeriut. Këtë gjë e ka zbuluar një hulumtim i plotë australian, i cili pretendon se në 20 vitet e fundit, qenia njerëzore ose njeriu ka shkatërruar 63% të natyrës.
Sipas studiuesve nga universitete të ndryshme si ai i Kolumbisë, ai i Queensland etj, është konfirmuar se 100 vendet e Unesco-s janë dëmtuar shumë keq nga njeriu.

Siç thuhet në hulumtim, që nga viti 2000, gati 63% e trashëgimisë natyrore, ka parë një rritje të pranisë së njeriut në të, duke përfshirë të gjitha kontinetet, përveç Evropës. Për të arritur në këtë përfundim, këta studiues kanë përdorur kretere e përmendura në të ashtëquajturën “gjurmë njerëzore” apo dhe faktorë të tillë si bujqësia, zonat e gjelbëra, urbanizimi, shpyllëzimet, ndërtimi i rrugës dhe infrastrukturës industriale.

Vendet e shpalluar si trashëgimi e Unesco-s duhet të ruhen e të mbrohen plotësisht, por humbaj e 10 ose 20% të saj e mbuluar me pyje në dy dekada është diçka jashtëzakonisht alarmante dhe që duhet të adresohet, këtë gje e shpjegon autori i hulumtimit, James Allan, citon elbasani plus.
Kontinenti më i prekur është Azia, më pak Evropa, ndërsa ndër vendet më të shkatërruara nga njeriu janë:
• Parku Kombëtar Yellowstone, SHBA
• Parku Waterton Glacier International Peace mes Kanadasë dhe SHBA-së
• Parku Kombëtar Simien, Etiopi
• Manas Wildlife Sanctuary në Indi
• Parku Kombëtar Chitëan, Nepal
• Parku Kombëtar Komodo, Indonesia

Në mënyrë specifike, Parku KombëtarYelloëstone në SHBA, më i vjetëri në botë, ka humbur 6% të pyjeve të tij në dy dekadat e fundit.
Kështu sipas studiuesve tani ëhstë koha që i gjithë komuniteti botëror të dal dhe të vendos në përgjegjësi qeveritë, të cilat duhet të marrin përgjegjësitë për ruajtjen e këtyre vendeve. Tashmë ky është një objektiv serioz dhe si i tillë duhet të bëhen përpjekje për ta ndryshuar të gjithë këtë shkatërrim./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here