Gurit Malachite i atribuohen një numër i madh vetish që e bëjnë atë një gur të mrekullueshëm që do të përdoret për qëllime metafizike për shkak të fuqisë që i atribuohet për t’ju mbrojtur nga energjia negative.
Veprimi i tij për t’ju mbrojtur nga energjitë negative është një nga atributet e tij më të fuqishme, pasi besohet se krijon një fortesë rreth jush me energji pozitive.
Këto kristale të gjelbërta kanë një veprim të shkëlqyer për t’ju ndihmuar që të ndërmerrni veprime të rëndësishme apo për të bërë ndryshime në jetën tuaj. Ajo ndihmon krijimtarinë, rrit zhvillimin e intuitës tuaj, dhe është një gur i fortë për zemrën, si për zemrën fizike dhe për të ndihmuar shërimin tuaj emocionalisht.
Ky gur jeshil ka një energji mbresëlënëse që është shumë efektiv për mbrojtjen psikike, thonë ekspertët.
Nga vjen ky gur dhe cili është kuptimi i Malachite?
Ka një lloj vibrimi që i tërheq njerëzit pas këtij guri edhe pse ata shpesh nuk janë të sigurt se pse u ndodh kjo. Pikërisht për këtë fakt ai është një nga gurët më të shitur për qëllime metafizike. Emri i tij daton që nga kohët e lashta dhe origjinën e ka nga fjala greke ‘malache’ për bar, për shkak të ngjyrës së gjelbër , ose “malakos” që do të thotë “e butë”. Në mesjetë, Malachite, besohej se i mbronte kundër “syrit të keq”.
Ai është përdorur për të bërë stolitë qysh në vitet 3000 para erës sonë, kur përdorej në Egjiptin e Lashtë. Shumë nga njerëzit e lashtë e përdornin atë për të bërë hajmali pasi ata besonin që ai kishte veti të mëdha mbrojtëse.
Pse e përdorim Malachite?
Besohet se Malachite krijon një fushë mbrojtëse që ju mbron nga rreziqet. Ai do të mbrojë fushën tuaj Aurike (psikologjike) nga pushtimi prej energjive negative të kësaj toke. Energjia e këtij guri është forcimi i fushës tuaj Auric-e.
Siç besohet në teorinë indiane të Chakrave- 7 fushat e shpirtit, Malachite aktivizon energji që stabilizon dhe mbron “chakra-t” e njeriut që e mban.
Ai i ndihmon për të pastruar dhe për të aktivizuar të gjithë fushat tuaja të ndjeshmërisë, ka një energji stabilizuese që ju ndihmon të ndiheni më të ekuilibruar emocionalisht.
Ky është një gur i shkëlqyer për nënat e reja për t’i mbajtur të qeta ato dhe për të ndihmuar në prodhimin e qumeshtit.
Ky kristal i bukur i gjelbër inkurajon besnikërinë në të gjitha llojet e marrëdhënieve, qoftë dashuri, biznesi apo miqësi. Kjo ju ndihmon për të hapur zemrën tuaj dhe sjell energji harmonike për të gjitha llojet e marrëdhënieve.
Ai gjithashtu mishëron fuqinë e rastësisë apo sinkronizimit, dhe kjo mund të përdoret për t’ju ndihmojë për të marrë rrugën e drejtë për të ndryshuar jetën tuaj. Ky gur gjithashtu ndihmon për të pastruar pengesat nga rruga tuaj që ju lidhin me të kaluarën.
Ku ta blini?
Pasi lexuat këtë patjetër që e doni një unazë ose varëse me një gur të gjelbër të cilit popujt i kanë besuar prej mijëra vitesh fuqinë e tij pozitive!
Në Amazon bizhuteritë me këtë gur shënojnë shitje të mëdha, ndërsa në Shqipëri mund ta gjeni tek dyqanetPenelope në të gjitha qytetet.
Këtë unazë më poshtë në foto e gjeni me çmimin 17.500 lekë!