Situata e pandemisë, Alimehmeti: Të aplikohen menjëherë testet e shpejta…

0
159

I ftuar në studion e ABC me Juli Xhokaxhi, epidemiologu Ilir Alimehmeti foli për situatën e pandemisë në vend, ndërkohë që çdo ditë raportohen shifra të larta infektimi dhe fataliteti.

Mes të tjerash, Alimehmeti tha se në krahasim me valën e parë, ka rënë përqindja e atyre që kërkojnë trajtim në spital.

“Në shifra absolute kemi rritje. Gjithashtu kemi edhe rritje të mortalitetit.

Vetë sëmundja ka sjellë që përqindja e atyre që shkojnë në spital është më e ulët.

Ndërkohë në pranverë përqindja e njerëzve që shkonin në spital ishte më e lartë. Kjo do të thotë se kemi fituar diçka”, shpjegoi Alimehmeti.

Duke iu referuar deklaratave të autoriteteve shëndetësore se situata është nën kontroll epidemiologu theksoi se për të situata është e qartë.

Sipas tij e rëndësishme është që të hiqet dorë nga kjo metodë testimi dhe të nisë ai i shpejtë.

“Termi kontroll është jo i qarë. Unë do thoja situata është e qartë. Problematika është. Më pas çfarë mund të përmirësojmë, patjetër që ka vend.

Një nga elementet kyçe është të dalim nga testi që zgjat ditë, kjo edhe pengon gjurmin e saktë por edhe trajtimin. Sot kemi teste të shpejta.

Ofron edhe mundësinë që ti në jetë moment je infektues për të tjerët. Hapi tjetër që duhet futur sa më shpejt është kjo. Përndryshe ne kthehemi te fakti që mjekët nuk të pyesin më si të doli tamponi”, u shpreh Alimehmeti.

I pyetur për një fazë e tretë, të cilën e ka paralajmëruar një ditë më parë OBSH, epidemiologu tha se do të ketë të tretë dhe të tjera.

Ndërkaq, sipas tij fakti që në Azi virusi po kalohet më lehtë, ai tha se kjo ka të bëjë me lëvizjen, mënyrën e jetesës dhe për shkaqe gjenetike.

“Po do ketë një valë të tretë, katër, pesë? Pyetja është sa e lartë do jetë kjo valë? Të kalojmë njëherë këtë të dytën. Popullata e Evropës dallon shumë nga ajo e Azisë.

Evropa është e lirë dhe mund të lëvizë më kollaj, është edhe e pasur, zor se arrin ta bëjë një shtetas i Tajlandës. Nga ana tjetër është edhe diskutimi gjenetik”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here