Habiten gjermanët: Shqiptari nget makinën 29 orë pa u ndalur

0
304

Policia gjatë kontrollimit ka gjetur edhe vozitësin e tretë në mesin e udhëtarëve. Ai në janar të këtij viti kishte realizuar dy udhëtime për të njëjtin sipërmarrës dhe e kishte drejtuar automjetin, njëherë 76 orë pa ndërprerje, kurse herën e dytë edhe 98 orë pa pushim

Dy vozitësit kanë thënë se kanë qenë duke transportuar pesë persona nga Shqipëria për në Frankfurt, megjithatë, në bazë të dokumentacioneve është konstatuar se udhëtarët do të vazhdonin rrugën për në Zvicër e Itali, e për këtë nuk kishin leje, përcjell albinfo.ch.

Njëri nga vozitësit e kishte organizuar udhëtimin dhe përpilimin e listës, derisa personi tjetër kishte drejtuar furgonin 29 orë pa u ndalur fare, gjë që vjen në kundërshtim me rregulloret ndërkombëtare.

Por, nuk përfundon me kaq, pasi policia gjatë kontrollimit ka gjetur edhe vozitësin e tretë në mesin e udhëtarëve.

Ai në janar të këtij viti kishte realizuar dy udhëtime për të njëjtin sipërmarrës dhe e kishte drejtuar automjetin, njëherë 76 orë pa ndërprerje, kurse herën e dytë edhe 98 orë pa pushim, pra katër ditë pa u ndalur fare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here