Video nga vendi i ngjarjes/ Tirana si Palermo, shpërthim tritoli te “Vasil Shanto”, plagosen kalimtarë. Shënjestra e atentatit Preng Gjini

0
151

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, në kryqëzimin Vasil Shanto.  Në mes të rrugës një makinë ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie tritoli.

Preng Gjini, vëllai Tonin Gjinit, i njohur edhe si Armando Gjini, i ekzekutuar në 12 gusht në Rrëshen, është personi që mbeti i plagosur pasditen e sotme te zona e “Vasil Shantos” nga shpërthimi i fuqishëm me tritol në automjetin e tij.

Preng Gjini drejtonte mjetin tip “Benz A Class”, i cili është shkatërruar plotësisht nga shpërthimi, duke dëmtuar edhe dy makina të tjera që gjendeshin pranë në momentin e ngjarjes.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se Gjini ka humbur gjymtyrët dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

“Është futur në sallën e operimit, kemi shpresa se do të përmirësohet” tha Rebani Jaupaj, drejtor i policisë së Tiranës.

I plagosur ka mbetur edhe një shtetas italian, kalimtar i rastit, që gjithashtu po trajtohet në spital.

Gjithçka ndodhi rreth orës 19:00 në urën e Nesherakut, pranë Vasil Shantos.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar panik te qytetarët pasi zona ku ndodhi ka pasur lëvizje të shumta mjetesh e kalimtarësh.

Preng Gjini mësohet se ka pak kohë që është liruar nga burgu në Itali ku vuante dënimin për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa i vëllai Armando Gjini ishte arrestuar si pjesë e grupit kriminal të Met Kananit.

Preng Gjini ishte marrë në pyetje si i dyshuar për vrasjen me snajper të biznesmenit Kastriot Reçi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here