Si të dukemi fine me rroba të blera lirë?!

0
396

Përpos buxhetit të ulët, ju mund të dukeni shumë luksoze duke përdorur veshje të blera lirë. Kështu mund të ndiqni modën dhe trendin që është ndryshon çdo sezon. Strategjitë që ofrojnë blogeret e modës janë të shumta dhe ato i reklamojnë përditë në faqet e tyre, duke ju treguar edhe me pamje, mënyrat më të mira.

Strategjia e parë në fakt është më e kushtueshmja, sepse mund të arrihet duke përdorur ato veshje që janë vërtet luks, shoqëruar edhe me aksesorë të tillë. Ndërsa strategjia juaj duhet të jetë ajo që zgjedh veshje pak të kushtueshme, por që, duke u kombinuar ashtu siç duhet, të tregojnë atë që ju kërkoni vërtet të arrini në thelb. Blogerët këshillojnë përdorimin e atyre aksesorëve që ngjajnë trend dhe luks, por në fakt mund t’i gjesh me kosto më të ulët.

Kjo do të thotë se kur të dilni për të blerë diçka të mos fiksoheni te modelet e shtrenjta, por thjesht t’i kopjoni dhe të merrni të ngjashmet e tyre, me më pak para. Dyqane të tilla ka plot. Gjithashtu, lehtësisht mund të gjendet në shumë dyqane veshje të frymëzuara nga pasarelat.
Edhe një bluzë me dantella, apo një fund i shkurtër i zi, që mund të gjendet lirë, do të shërbejnë për ta pasuruar lukun tuaj. Mos harroni pantallonat e shkurtra, apo ato të lëkurës, si dhe një përzierje mes xhinseve dhe lëkurës, do të rrinin shumë mirë.
Këto nuk i gjen shtrenjtë dhe me kombinimin e duhur në këmbë dhe në aksesorë do të ngjani shumë mirë. Modelin mund ta gjeni edhe në revista të ndryshme mode, por edhe në shumë vitrina dyqanesh.
Mjafton të keni fantazi dhe të zgjidhni këpucët e duhura që duken sikur janë të shtrenjta. Dhe nëse nuk i përdorni më këto veshje vitin tjetër, mos u mërzisni. Keni shpenzuar shumë pak, prandaj ndjehuni mirë me veten.3 2 1 (2)
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here