Polica po instalon kamera te Ura e Ibrit, reagojnë serbët

0
281

Afër urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë janë mbledhur serbët, siç thanë ata, që të protestojnë për prishjen e murit mbajtës.

Qytetarët serbë i kanë thënë reporterit të Tanjugut se ata janë të frikësuar për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur në ditët e fundit në lidhje me prishjen e murit mbajtës pranë urës, raporton B92.

Situata është e qetë, ndërsa te ura kryesore e Ibrit, që ndan veriore nga pjesa jugore e qytetit, vërehet prezencë e  zakonshme e pjesëtarëve të policisë së Kosovës.

Është vërejtur se këtë mëngjes policiaa ka instaluar kamera të sigurisë për mbikqyrje në afërsi të urës, ndërsa në anën veriore është një pikë statike e pjesëtarëve të KFOR-it italian.

Sot u bë e ditur se Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet sonte në Rashkë me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here