Luan Rama do zëvendësojë Petrit Vasilin në postin e kreu të grupit parlamentar të LSI

0
164

Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për marrdhëniet me publikun në LSI, Erisa Xhixho bëri të ditur se pas emërimit të Petrit Vasilit në postin e ministrit të drejtësise kryesia e LSI, propozoi Luan Ramën në postin e kreu të grupit parlamentar të kësaj force.

Xhixho tha se shkarkimi i Manjanit ishte nje inisiativë e kryeministrit Rama.

Ndryshimet erdhën pas shkarkimit të Ylli Manjanit nga posti i ministri të drejtësisë, kabinet i cili tashmë do drejtohet nga Petrit Vasili.

“Sot paradite kryeministri Edi Rama njohur Ilir Metën me iniciativën e tij për lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Ilir Meta zhvilloi një takim me kryesinë e LSI, pas shkarkimit të Ylli Manjanit nga posti i Ministrit të Drejtësisë. Në takim u konklodua që LSI të propozojë Petrit Vasilin si ministres drejtësie nisur edhe nga roli i tij  si anëtar i  Komisionin e reformës në Drejtësi. Kryesia  e LSI vendosi të propozojë si kreun e grupit paralmentar të  LSI , Luan Ramën,” – u shpreh Xhixho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here