Zbulohet fotoja e Hasan Prishtinës nga Marubët!

0
167

Sot, 80 vjet më parë nga vrasja e atdhetarit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Hasan Prishtina (1873-1933)

 

220px-Hasan_PristinaVeprimtar i lëvizjes kombëtare të periudhës së Rilindjes, i lëvizjes për një shtet demokratik në Shqipëri, për çlirimin e Kosovës dhe për bashkimin e saj me shtetin e pavarur shqiptar. U zgjodh tri herë deputet në parlamentin osman, ku mbrojti të drejtat kombëtare të Shqiptarëve (1908-1912). Në fillim të vitit 1912, së bashku me Ismail Qemal Vlorën ishte ndër nismëtarët e organizimit te Kryengritjes së Përgjithshme Kundërosmane dhe udhëheqës kryesor i saj. Përkrahu Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ishte ministër i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Ishte ndër organizatorët e Kryengritjes kundërserbe të shtatorit të vitit 1913.

Gjatë vitit 1914 mbështeti Princ Wied-in, të cilin e shihte si simbol të shtetit shqiptar të pavarur dhe për disa muaj mori pjesë në qeverinë e Turhan Pashë Përmetit si ministër i Postë-Telegrafave. Ndihmoi për mbrojtjen Durrësit, kur shpërtheu Kryengritja e Shqipërisë së Mesme. Më 1916-1918 bashkëpunoi me autoritetet austriake të pushtimit duke shpresuar se me këtë rrugë mund të realizohej pas luftës bashkimi përfundimtar i Kosovës me shtetin Shqiptar.

Me themelimin e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” më 1918, u zgjodh anëtar i tij dhe u bë një nga udhëheqësit kryesor të tij. Më 1919 kryesoi delegacionin që Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dërgoi në Konferencën e Paqes në Paris. Më 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në Këshillin Kombëtar. U ngarkua nga Këshilli i Lartë të formonte qeverinë më 7 dhjetor 1921, por dha dorëheqjen më 12 dhjetor në interes të stabilitetit të vendit. Gjatë viteve 1922-1923 u shqua si një nga figurat e opozitës në Shqipëri. Mori pjesë në përgatitjen në Shqipëri të Revolucionit të qershorit të vitit 1924. Në bashkëpunim me anëtarët e organizatës “Bashkimi Kombëtar” mori pjesë në përgatitjen e atentatit që u krye në Vjenë kundër Ahmet Zogut (1931). Iu bënë katër atentate nga kundërshtarët politikë; u burgos dy herë nga pushtuesit serbë e bullgarë dhe u dënua gjashtë herë me vdekje.

U vra në Selanik me atentat

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency